Dashuria ka shumë aspekte. Mund të ndodhë që në një moment ju jeni të lodhur nga flirtimi i zakonshëm që zhduket brenda disa javësh dhe përfundimisht doni një histori serioze.
Këtu janë disa këshilla për ju:
Duhet të jeni të sigurt
Të jetosh një histori që zgjat me kalimin e kohës kërkon angazhim, kujdes dhe përkushtim. Para se të kërkoni që ai të marrë seriozisht, pyete veten nëse jeni vërtet gati për një marrëdhënie. Gjithçka duhet të ndodhë natyrshëm, pa detyruar apo strategji.
Njohja
Për të pasur një histori serioze, një lidhje të fortë, duhet të kalojmë kohë së bashku. Jo vetëm që të njiheni më mirë me njëri-tjetrin, por mbi të gjitha për t’i treguar tjetrit që ju doni ta bëni atë të ndajë jetën e tij, miqësitë e tij, hapësirat dhe kohën e tij.
Dashuroni së pari veten
Është kërkesa themelore për një marrëdhënie serioze. Nëse filloni të vlerësoni, respektoni dhe ti jepni vlerë vetes, ju mësoni të zgjidhni me kujdes partnerin që dëshironi pranë.
Besimi
Dhënia e besimit është një gjest dashurie dhe hapje e madhe ndaj tjetrit, sepse ai shkon përtej frikës, xhelozisë dhe paranojës. Është përbërësi thelbësor i një marrëdhënieje të vërtetë dhe të qëndrueshme.
Jini të durueshëm
Jini dashamirës me njëri-tjetrin, sepse pas fazës së dashurisë, ne fillojmë të ballafaqohemi me nevojat e partnerit, gabimet dhe keqkuptimet e tij. Ju duhet të bëni një hap drejt njëri-tjetrit, të bisedoni për të kuptuar njëri-tjetrin më mirë dhe të gjitha vështirësitë do të tejkalohen.
Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.