Lifestyle

August 7, 2018 | 9:25

Lëkura e patates kundër njollave të diellit

Ekspozimi për orë të tëra në diell, mos aplikimi i kremit mbrojtës herë pas here, dehidratimi e shumë faktorë të tjerë kontribuojnë në shfaqjen e njollave kafe ose në hiperpigmentimin e lëkurës gjatë sezonit të verës.

Mania për të marrë rreze dielli e për të patur ngjyrë çokollatë vjen me jo pak efekte negative dhe lëkura e fytyrës, ajo që është më delikatja, vuan pasojat. Megjithatë nëse çdo mbrëmje do të vendosnit disa lëkura patatesh në fytyrë, do të shihni se si shenjat e diellit do të zbehen.

Patatet janë të pasura me vitaminë B dhe C, mund të parandalojnë shfaqjen e rrudhave të reja dhe të ndriçojnë tonin e lëkurës.

Lëkura e patates përmban enzima të efektshme që kanë efektin e një zbardhuesi. Këto enzima neutralizojnë tonin e lëkurës dhe trajtojnë hiperpigmentimin.

Ajo që duhet të bëni është të merrni lëkurën e patates së sapo qëruar dhe ta vendosni në lëkurë. Mbulojeni këtë të fundit me disa copëza lëkure dhe mbajini derisa të përthahet lagështia e patates.

Ju mund të shtoni edhe disa pika lëng limoni për të përshpejtuar procesin e trajtimit të njollave kafe. Pas disa minutash shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe aplikoni një krem hidratues.

 

Burimi / gsh.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com