Këshilla & Arsye

April 2, 2018 | 13:35

Këshilla për parandalimin e variçeve

Variçet janë enë gjaku të mëdha me ngjyrë të errët, të cilat përveçse nuk ju lejojnë të ekspozoni këmbët me fustane, janë të rrezikshme edhe për shëndetin. Edhe vetë mjekët, shpesh japin këshilla në lidhje me trajtimin e këtij problemi dhe zakonisht rekomandojnë disa ndryshime në stilin e jetesës. Nëse kjo metodë dështon, atëherë bëhen ndërhyrje me lazer ose radiofrekuencë.

Por, këto procedura, përveçse jo të lira në çmim, mbartin me vete edhe një farë risku. Më poshtë po japim disa këshilla të thjeshta, por shumë të vlefshme për të parandaluar shfaqjen e variceve.

Ruani një peshë ideale
Mbipesha ose obeziteti tek gratë, i bën ato më të prirura për të shfaqur vena varikoze, sepse kilet e tepërta ushtrojnë peshë mbi këmbët duke parandaluar qarkullimin normal të gjakut. Ruajtja e një peshe ideale nuk lejon shfaqjen e variceve në këmbë.

Konsumoni ushqime të pasura me fibra
Një dietë e lartë në fibra parandalon kapsllëkun. Por a e dini që diçka e tillë zvogëlon edhe riskun e shfaqjes së venave varikoze? Kjo për shkak të vetive të fibrave për të përmirësuar qarkullimin nuk lejon grumbullimin e gjakut në zona të caktuara të enëve të gjakut.

Reduktoni sasinë e kripës
Konsumimi i ushqimeve me shumë kripë ndikon negativisht në presionin e gjakut. Kur presioni i gjakut është i lartë, nuk është në rrezik vetëm zemra, por edhe këmbët tuaja. Limitoni sasinë e kripës në ushqimet tuaja për të mbajtur presionin e gjakut nën kontroll, në të mirë të zemrës suaj dhe venave varikoze.

Lini duhanin
Nëse nuk doni që këmbët tuaja të përfundojnë me varice, ndaloni pirjen e duhanit pasi ky ves ka ndikim negativ në qarkullimin e gjakut dhe enët e gjakut, duke rritur riskun për vena varikoze.

Bëni ushtrime rregullisht
Vrapi dhe ecja duhet të jenë pjesë e pandashme e rutinës suaj, sepse rregullojnë qarkullimin dhe reduktojnë shanset e shfaqjes së venave varikoze që janë më pranë jush se ç’e mendoni. Kështu që përpiquni që një pjesë të kohës suaj t’ia kushtoni ushtrimeve fizike.

Shmangni të qëndruarit në këmbë për orë të gjata
Të qëndruarit në këmbë për periudha të gjata kohe, shkakton presion tek këmbët duke rritur riskun e shfaqjes së venave varikoze. Nëse puna juaj ju kërkon të rrini në këmbë, ndryshoni pozicion herë pas here. Bëni ecje të shkurtra herë pas here në mënyrë që të qarkullojë gjaku në ekstremitetet e poshtme.

Uluni si duhet
Të kryqëzosh këmbët mund të duket shumë seksi, por kjo gjë rrit mundësinë për t’u prekur nga shfaqja e venave varikoze, të cilat nuk janë dhe aq tërheqëse. Sa herë keni mundësi të uleni, kujdesuni të ruani pozicionin e duhur. Nëse është e mundur, ngrijini këmbët për të reduktuar presionin në to.

Vishni çorape kompresuese
Të tilla çorape mund t’i gjeni në treg. Ato kanë llastik dhe lejojnë qarkullimin e gjakut në gjymtyrët e poshtme.

Ndërroni këpucët
Nëse jeni mësuar me taka, por nuk doni që në këmbët tuaja të shfaqen ato vena varikoze të tmerrshme, vishni këpucë me takë të ulët. Ato janë të vetmet që mund të reduktojnë njollat e padëshiruara në këmbë dhe në të njëjtën kohë, qetësojnë muskujt e këmbëve, duke e mbajtur qarkullimin solid.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top