Studim

April 2, 2018 | 13:40

Studim / Ushqyerja me gji redukton rrezikun e sklerozës tek nënat

Përfitimet e ushqyerjes me gji si tek nëna dhe fëmija janë të shumta. Në vitet e fundit, po bëhen gjithmonë edhe më shumë hulumtime të cilat kanë gjetur përfitime të tjera. Një studim i fundit ka gjetur lidhjen se ushqyerja me gji redukton rrezikun e sklerozës së shumëfishtë tek nëna.

Hulumtimi është kryer në Kaliforni dhe është botuar në revistën shkencore Neurology. Ky studim zbuloi se ushqyerja me gji në masë të madhe ul mundësitë që nëna te preket nga skleroza e shumëfishtë.  Rreziku i sklerozës së shumëfishtë zvogëlohet me 53% tek gratë që ushqejnë fëmijët me gji.

Skleroza e shumëfishtë ndikon në sistemin nervor qendror. Në Itali rreth 100,000 persona vuajnë prej saj. Simptomat e kësaj sëmundjeje janë shumë: fillojnë nga problemet e vështrimit e deri tek problemet me lëvizjen.  Çrregullimet e lëvizjes prekin të dy krahët dhe këmbët: Personi që vuan nga skleroza e shumëfishtë gjithashtu ka probleme me ekuilibrin. Skleroza e shumëfishtë karakterizohet nga sulmi i sistemit nervor kundër shtresave të jashtme që rrethojnë nervat.

Në studim 397 gra u diagnostikuan së fundmi me këtë sëmundje dhe 433 dolën që ishin të shëndetshme.  Ato që do të merrnin pjesë në studim duhet të plotësonin një formular lidhur me shtatzënitë e tyre dhe ushqyerjen me gji. Ato u pyetën në mënyrë specifike për të treguar nëse i kishin ushqyer fëmijët më gji apo jo.

Si rezultat, gratë që kanë ushqyer me gji fëmijët dolën kryesisht të shëndetshme.  Sipas studiuesve gjatë ushqyerjes me gji, ka një ndryshim pozitiv të niveleve të estrogjenit, gjë që çon në parandalimin e 53% të kësaj sëmundje.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top