Këshilla & Arsye

May 31, 2017 | 16:00

Këshilla për të luftuar ankthin që shkaktohet nga puna

Ankthi në punë është një shqetësim që godet mijëra punonjës. Është një fenomen që mund të ndikojë seriozisht si në punë, ashtu edhe në jetën tonë të përditshme, kështu që është e nevojshme të gjendjet një zgjidhje për këtë problem.
Për të reduktuar gjendjen e ankthit që gjenerohet nga stresi në punë ekzistojnë mënyra të ndryshme.

1

Nëse bini viktimë e një gjendje ankthi është e nevojshme të rregulloni ritmin e frymëmarrjes. Uluni në karrige dhe mbështesni një dorë në bark. Merrni frymë thellë dhe shumë ngadalë, duke ndjekur me dorë lëvizjet e diafragmës. Përsëriteni këtë teknikë deri sa t’ju largohet ndjesia e shtypjes në kraharor dhe stomak.

Një mënyrë tjetër është t’i përsërisni vetes se gjendja do të përmirësohet dhe se në të vërtetë gjithçka shkon mirë. Kjo teknikë, e quajtur “self-taking”, ndihmon në qetësimin e mendjes dhe trupit në situata të forta stresi. Kështu shmanget hyrja në një rreth vicioz, ku gjithçka ju duket e zezë dhe e pashpresë, si dhe rëndimi i simptomave tipike të ankthit.

Pushimi për disa minuta, duke u larguar në një vend të qetë dhe të izoluar, mund të jetë një zgjidhje fort e mirë për të luftuar ankthin. Një ndër zgjidhjet optimale është edhe ajo e relaksimit të muskujve, nëpërmjet p.sh., “autogenic training”. Kërcitja e artikulacioneve të fytyrës nëpërmjet tkurrjes së muskujve, mund të ulë tensionin e grumbulluar.

Së fundi, organizimi i rendit të punëve ju ndihmon në reduktimin e ankthit. Një plan ditor i saktë do t’ju ndihmojë ta përballoni më me qetësi ditën. Gjithashtu mos hezitoni të kërkoni ndihmën e njerëzve të afërm: thjesht fakti që jeni duke folur për problemin do të thotë se jeni në gjysmën e rrugës për zgjidhjen e tij./Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top