Këshilla & Arsye

September 15, 2017 | 11:57

Këshilla për të mbrojtur nxënësit nga ngacmimi

Ngacmimi është bërë një çështje serioze në shkollat anembanë vendit. Ajo që dikur ishte e kufizuar në sulmet verbale u shndërrua në diçka më delikate dhe të ashpër – cyber-bullying, duke qenë një shembull i qartë se si teknologjia mund të përdoret për të trembur të tjerët.

1

Më poshtë janë disa këshilla për mësuesit dhe prindërit që të përdoren në klasë dhe në shtëpi:

Vendosni rregulla bazë: Sigurohuni që të gjithë nxënësit (dhe prindërit e tyre) të jenë të qartë se cilat janë rregullat tuaja për ngacmimin. Këto duhet të jenë rregulla të përgjithshme që zbatohen për çdo nxënës në klasë / shkollë. Vendosini këto rregulla në derën e klasës dhe të shkollës në mënyrë që nxënësit të mund t’i shohin kur hyjnë dhe ikin. Kërkojini secilit nxënës t’i lexojë ato çdo ditë / javë në mënyrë që të kujtohen. Sigurohuni që rregullat e përgjithshme të përfshijnë gjëra që mund të zbatohen në mënyrë specifike.

Jepni shembuj të qartë: Ndani me nxënësit shembuj të asaj që konsideroni ngacmim (pa specifikuar askënd në veçanti ose duke përdorur ngjarje aktuale)! Disa shembuj të shkëlqyer do të ishin nga përvojat tuaja të jetës ose shembuj të fëmijëve që emigrojnë jashtë vendit dhe kanë vështirësi në mësimin e  gjuhës dhe kulturës. Çështja është të hidhni dritë mbi atë se si ndjehemi në një mjedis të ri pa një bazë solide mbështetjeje.

Tregoni pasojat: Sigurohuni që nxënësit të kuptojnë se ngacmimi, në çdo nivel, nuk do të tolerohet dhe se do të ketë pasoja. Këto pasoja duhet të bëhen të ditura në të gjithë shkollën dhe të jenë të shkruara qartë. Nxënësit do të kenë një ndjesi lehtësimi që mësuesit dhe shkolla e mbështesin duke krijuar një mjedis të shëndetshëm.

Jini të informuar: Sigurohuni që ju dhe prindërit e nxënësve tuaj të dini se cilat janë shenjat e ngacmimit. Mbani një sy në ndryshimet në qëndrime dhe personalitetet . Mos harroni se ndryshimet delikate mund mund të tregojnë probleme të mëdha. Është e rëndësishme që të mos reagoni në një situatë të caktuar, por të jeni të kujdesshëm.

Merrni ato seriozisht: Çdo gjë që nxënësit tuaj ndajnë rreth përvojave të tyre me ngacmimin ose çfarë kanë parë kur të tjerët janë ngacmuar duhet të merren seriozisht. Çdoherë që një nxënës i hapet një mësuesi ose një prindi për episode të tilla duhet të merret seriozisht dhe të jepet mbështetja e nevojshme.

Informoni prindërit: Prindërit nuk duhet të shprehen se diçka e tillë pritet kur zhvendosesh në një vend të ri. Jo vetëm që kjo mund ta bëjë një fëmijë të ndihet edhe më i frikësuar dhe i pafuqishëm, por mund të ngjallë një ndjenjë zemërim dhe hidhërim ndaj vendit dhe qytetarëve të saj në përgjithësi.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top