Këshilla & Arsye

March 14, 2018 | 10:35

Këshilla se si të fokusoheni në punë pas fundjavës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e të rikthimit në punë të hënën. Pas një fundjave të këndshme që mund të kemi kaluar me miqtë apo me familjen, e hëna është pikërisht dita që na rikujton të gjitha obligimet që kemi gjatë javës. Është e natyrshme të mërzitemi kur mendojmë se pushimet tona mbaruan dhe tani fillon lufta me veten se si të fokusohemi në punë pas fundjavës…

Këtu janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të fokusoheni në punë ditën e hënë, por edhe gjatë ditëve të tjera të javës:

  1. Përqendrohuni në atë që ju pëlqen 

Rikujtojani vetes që kjo është puna që ju doni dhe po punoni mbi atë çka dëshironi më shumë. Kjo do t’ju frymëzojë që të mblidhni energjitë dhe gati për një javë produktive.

  1. Bëni një listë të përditshme “to do list” dhe mbajeni afër

Është gjithmonë e dobishme kur keni listën e detyrave tuaja pranë kompjuterit tuaj. Provoni të krijoni listën tuaj të detyrave një ditë para se të shkoni në zyrë. Ajo mund të organizojë mendimet tuaja dhe t’ju bëjë të ndiheni më të përgatitur kur të shkoni në punë.

  1. Punoni herët në mëngjes dhe vendosni prioritet kryesore 

Në orët e para të ditës,njerëzit janë më produktivë. Pra, vendosni të gjitha detyrat e vështira dhe sfiduese në agjendën tuaj gjatë atyre orëve. Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni të fokusuar në punë.

  1. Pastroni tavolinën tuaj të punës

Ndoshta nga gëzimi i ditës së premte, keni nxituar dhe e keni lënë rrëmujë zyrën tuaj. Kështu që merrni disa minuta për të renditur çdo gjë në tavolinën tuaj të punës. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë të organizuar ndërsa merrni pjesë në ritëm të gjërave.

  1. Qëndro larg nga mediat sociale

Ju nuk mund të qëndroni të përqendruar në punë nëse rrini gjatë gjithë kohës në rrjete sociale. Filloni të limitoni dhe reduktoni momentet e qëndrimit në media sociale gjatë punës. Ju mund ta pëlqeni më vonë foton e bukur të mikut tuaj.

  1. Bëni herë pas herë pushime të shkurtra

Të qëndrosh në zyrë nga mëngjesi deri në darkë pa lëvizur nga tavolina juaj e punës, nuk ju bën produktivë në punë. Lejojini vetes disa pushime të shkurtra, për të rifreskuar mendjen tuaj pasi në këtë mënyrë do të jeni më të fokusuar.

Burimi / http://www.intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top