Këshilla & Arsye

March 17, 2018 | 10:27

Këshilla si ta përjetoni seksin në mënyrë natyrale dhe pozitive

Asnjëherë nuk është vonë të zbulosh kënaqësinë, mjafton të dëgjosh zërat e meshkujve, të cilat shpesh i takojnë marrëdhënies seksuale. Ata kanë një opinion ndryshe nga ajo që besojnë femrat. Të bësh seks nuk është thjesht çështje përvoje apo aftësie, por të dëgjuari.

amore-ado-593x443

Shpesh përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë, kështu harrojmë objektivin e vërtetë, i cili nuk i takon as kënaqësisë së tjetrit dhe aq më pak orgazmës. Ja disa këndvështrime se ku duhet të reflektoni për të gjetur ndjesitë e kënaqësisë së vërtetë.

1-Çlirohuni: e thjeshtë dhe e natyrshme. Sekreti i vërtetë i një takimi të paharrueshëm nuk është aftësia akrobatike, as njohuria e thellë e Kamasutrës, por mbështetja tek partneri fizikisht dhe mendërisht, aftësia për ta lënë veten të lirë dhe pa lejuar kontrollin. Kur mendja është e lirë të fluturojë, atëherë mund të filloni të luani me trupin, duke i dhënë liri instinkteve tuaja.

2-Ki besim te vetja: kjo nuk do të thotë të pretendosh të jesh ai që nuk je, por më tepër, të zhvishesh (në çdo kuptim!) dhe të rrezikosh të bësh lëvizjen e parë herë pas here. Përqendroheni thjesht në kënaqësinë tuaj dhe çfarë ajo shkakton. Zgjidhni gjeste dhe pozicione tek të cilat perceptimet tuaja ju bëjnë të shpërndaheni: nëse do të kënaqeni ju, dhe partneri do të ndihet po ashtu si ju.

3-Prano vëmendjen e tij. Duket e lehtë, por nuk është. Mbi të gjitha është çështje e mendjes, kështu që edhe midis çifteve që kanë arritur një intimitet të caktuar, mund të ndodhë që të fshihet pas një mur që e mban tjetrin larg nga emocionet më instinktive. Mos harroni se personi me të cilin po ndani këtë moment të çmuar intimiteti nuk dëshiron t’ju gjykojë, të vërejë papërsosmëritë tuaja apo t’ju japë një vlerësim, por t’ju njohë. Silluni në atë mënyrë që seksi t’ju kënaqë duke luajtur së bashku.

4-Seksi oral: kjo është një pikë ku duhet të ndalim. Seksi oral është i rëndësishëm për çdo njeri, të cilën për fat të keq femrat shpesh e përjetojnë me siklet të madh. Rrini i qetë: nuk është një provim, por thjesht një dëshirë për t’iu dedikuar kërkimit të një momenti kënaqësie reciproke. Seksi oral mund të jetë një moment përkëdhelie apo kulmi me një marrëdhënie të vërtetë. Gjeni mënyrën për t’iu dedikuar njëri-tjetrit duke luajtur me trupin pa paragjykime dhe pengesa të tepruara.

5-Celulit: e pastaj? Mjaft menduat edhe për këtë. Në këtë mënyrë ju do të shmangni kënaqësinë dhe shijen e momentit. Shumica dërrmuese e grave mendojnë për defektin trupor që mund të kenë ndërsa flenë krah partnerit. Gjithkush mund të konfirmojë se, ndryshe nga gjinia femërore, gjatë një përqafimi, djemtë e kanë vëmendjen tërësisht te aksioni dhe nuk merren me celulitin apo strijat, siç mund të besojë gjinia femërore.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Tgcom.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top