Këshilla & Arsye

August 5, 2016 | 10:42

Këshilla si të shmangim debatin

1.Filloni bashkëbisedimin

Mos u përgatisni gjithnjë të reagoni ndaj pohimeve të të tjerëve. Përpiquni të paraprini, duke e propozuar ju vetë argumentin e bisedës. Do të jeni ju prijës dhe jo në pozicion kundërshtues. Kjo do t’ju lejojë t’u vini pikat bindjeve tuaja. Një njohje e mirë e gjërave është baza themelore e pohimeve.

2.Këshilla për shoqërinë

Mos e lejoni veten të përfshiheni nga mekanizmat e “kundërshtimit”. Vetëm do t’ju jepte kurajë. Dëgjojeni veten dhe dalloni në diskutim pikat me të cilat jeni dakord. Pastaj shprehni idetë që doni të hidhni. Nëse keni një shpirt polemizues kaq të fortë sa të doni të kundërshtoni, përpiquni të kuptoni pasiguritë. Do t’ju ndihmojë për t’u bërë të vetëdijshëm për problemet tuaja, do të krijoni një marrëdhënie të hapur dhe të matur.

3.Shpërndajini emocionet dhe opinionet Në vend që të reagoni menjëherë, jepini kohë vetes për të thënë atë që doni të thoni. Pyeteni veten: Çfarë zgjon kjo gjë tek unë? Pse më lëndon kaq thellë? Pastaj reflektoni: Çfarë mendoj me të vërtetë për atë që tjetri më ka komunikuar? Qëllimi është të kuptoni se çfarë roli luajnë emocionet tuaja në raport me të tjerët, për të gjetur kështu ekuilibrin e duhur mes ndjenjës dhe arsyes. Provoni të shpreheni në dy kohë: kjo që më thotë, më zemëron. Dhe pastaj: ja çfarë mendoj unë pikërisht për…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top