Këshilla & Arsye

March 6, 2017 | 9:45

Këshillat e 90-vjeçarit për të luftuar vetminë

Kur 90-vjeçari Derek Taylor humbi bashkëshorten dhe motrën e tij vuajti aq shumë, sa dhimbja e çoi në izolim dhe vetmi.

14373031_this-90-year-olds-advice-for-combating_td7ad15a0

“Humba bashkëshorten dhe motrën. Sa më shumë plakesh aq më pak njerëz duan të lidhen me ty dhe mendova se çfarë mund të bëj për të tejkaluar vetminë,” shprehet ai.

Dhe kjo është një gjëja më e mirë që ai bëri. Sipas studimeve të rriturit mbi moshën 51 vjeç kanë një rrezik më të lartë të vdekshmërisë kuur vuajnë nga izolimi social. Studimet tregojnë një lidhje midis vetmisë dhe presionit të lartë të gjakut, nivele të larta të kortizolit dhe rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo paraqet shqetësim të madh, duke marrë parasysh se shumë të moshuar jetojnë vetëm.

Taylor ka krijuar një listë të veprimeve që do t’ju ndihmojnë të përballeni me jetën e vetmuar:

  • Përpiquni për të bërë miq të rinj
  • Antarësohuni në një klub
  • Mësoni të përdorni kompjuterin në librarinë e lagjes
  • Kërkoni ndihmë nga shërbimet sociale
  • Merrni në shtëpi dikë me qira
  • Përdorni celularin sa më shpesh për të kontaktuar me njerëzit, mos prisni t’u kontaktojnë atë
  • Flisni me të afërmit dhe miqtë që keni kohë pa folur
  • Miqësohuni me fqinjët tuaj
  • Bëni punë vullnetare nëse mundeni

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top