FB

December 2, 2024 | 7:50

Këshillat e muajit DHJETOR

 

Jo vetëm festime, argëtim dhe fishekzjarre në shesh: ka shumë mënyra për të kaluar natën e Vitit të Ri. Sepse, përtej festave, hyrja në vitin e ri është një kohë për të reflektuar mbi atë që ka qenë, për të rregulluar mendimet tona dhe për të përvijuar propozimet për vitin që vjen. Por si mund ta arrijmë këtë?

dhjetor

  1. MENDONI PËR VITIN QË LATË PAS

Në natën e Vitit të Ri ne priremi të mendojmë për vitin që vjen. Megjithatë, është e rëndësishme të mendoni edhe për dymbëdhjetë muajt e mëparshëm: të shikoni prapa në atë që ka ndodhur, duke u fokusuar në kënaqësitë e marra, në atë që mund të kishit bërë më mirë dhe në objektivat që nuk i keni arritur ende. Kjo do ju ndihmojë të krijoni vend për qëllimet e reja. Merrni pak kohë për të qëndruar vetëm me veten dhe shkruani në një fletë të bardhë gjithçka që keni bërë në vitin që do të përfundojë, çfarë keni mësuar, çfarë sfidash keni përballuar dhe kapërcyer dhe përmblidhni në dhjetë pika kryesore.

 

  1. FOKUSOHUNI NË VLERAT TUAJA!

“Vlerat” tuaja (d.m.th., gjërat të cilave ju u jepni një vlerë të rëndësishme, gjërat që vërtet dhe me të vërtetë vlejnë shumë për ju!) janë një referencë themelore dhe janë në gjendje t’ju udhëheqin se çfarë të bëni ose çfarë të lini jashtë. Sa më shumë që objektivat tuaja të jenë në përputhje me vlerat tuaja, aq më lehtë do të jetë për ju të përfundoni detyrat e ndryshme pa pasur nevojë për motivim, vullnet apo sakrifica të veçanta. Përqendrohuni në vlerat tuaja duke u fokusuar në 4 fusha: puna/studimi , marrëdhëniet , rritja personale/shëndeti psiko-fizik dhe koha e lirë (duke luajtur, relaksuar, duke kërkuar stimulim ose argëtim; të kesh hobi ose aktivitete të tjera për të pushuar dhe të jesh krijues ).

 

  1. MË SHUMË MIRËSI DHE PËRQAFIME

Mirësia ndaj vetes dhe të tjerëve dhe më shumë përqafime të përditshme. Studimet e fundit tregojnë se të qenit i ngrohtë me veten, veçanërisht kur përjetojmë dhimbje dhe ndihemi të papërshtatshëm, na ndihmon të ndihemi më mirë sesa të injorojmë problemin ose të vazhdojmë të lëndojmë veten me vetëkritikë. Për më tepër, si mirësia dhe altruizmi, sjellin përfitime për trupin duke rritur nivelet e oksitocinës dhe duke dhënë efekte pozitive në sistemin imunitar.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top