Këshilla & Arsye

April 25, 2020 | 8:10

Këshillat që duhet të mbani parasysh për të parandaluar lodhjen e syve

“Shpenzimi i orëve të gjata para ekranit të laptopit, mund të çojë në tendosje të syrit ose tharje të tij”, u shpreh mjekja Anita Sethi.

Sipas një studimi të botuar në “Current Medical Research & Opinion”, problemet me sytë jo vetëm që ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj të përgjithshëm, por edhe në produktivitetin e punës së përditshme.

Sethi jep edhe disa këshilla që duhet t’i keni parasysh, ndërsa punoni nga shtëpia.

1. Bëni një pushim çdo 15-20 minuta ose një maksimum prej një ore, nga ekrani. Kjo përfshin hapjen dhe mbylljen e syve tuaj me vetëdije dhe shikimin larg nga ekrani për rreth 15-20 sekonda. Provoni dhe përqendroni vizionin tuaj në ndonjë objekt të largët.

2. Të bësh pushim nga ekrani i laptopit apo kompjuterit nuk do të thotë që mund të kalosh kohë në telefonin tënd, të shikosh televizor ose të lexosh një libër. Ideja është t’i jepni pak pushim syve tuaj. Kështu që ju mund ta shfrytëzoni kohën duke dëgjuar muzikë ose duke folur me dikë.

3. Më tej doktoresha Sethi shprehet se ky është sezoni i alergjive dhe në rast se përballeni me ndonjë acarim, kruajtje, lotim ose skuqje të syrit, këshillohet që të kontaktoni me një mjek, i cili mund të përshkruaj disa pika anti-alergjike.

“Në rast të skuqjes vetëm të syrit, që është një simptomë e tendosjes së syve, mund të aplikoni pika lubrifikuese për sytë, të disponueshme në farmaci. Por mos përdorni asnjë lloj pikash të syve pa u këshilluar me mjekun”.

4. Nëse mbani syze, mbajini ato të pastra.

5. Mos neglizhoni ushtrimet për disa minuta gjatë ditës. Kjo do t’i bëjë mirë trupit dhe syve tuaj, duke i mbajtur ata të shëndetshëm.

6. Mos qëndroni shtrirë ndërsa përdorni laptop ose lexoni një libër. Mos punoni në laptop në një dhomë të errët, vetëm me dritën e ekranit pasi mund të shtojë tendosjen në sy. Kur jeni duke punuar, uluni në tryezë në një pozicion të drejtë për të shmangur dhimbjen e shpinës.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top