Marrëdhënie

April 25, 2020 | 8:08

Të inkurajoni partnerin, shenjë dashurie

Të mbështesni e të inkurajoni partnerin mund të jetë shenjë dashurie: të mësoni se si ta pranoni duke i ndenjur pranë dhe duke u interesuar për të është mjaft e thjeshtë. Ndiqni këshillat tona…

Jeta është e mbushur me sfida dhe t’i përballoni ato me personin që dashuroni do të thotë të mos dëshironi të qëndroni vetëm, por të pranoni mbështetjen e atij që ju njeh më mirë. Pikërisht kjo gjë duhet t’ju ushqejë dëshirën për të gjetur kurajën për të mos u kthyer pas, duke menduar vetëm të përjetoni kënaqësinë e arritjeve të objektivave tuaja.

Por shumë herë njerëzit preferojnë të bëjnë si duan ata, të mos i kërkojnë askujt ndihmë, madje as atij që di të kuptojë dhe do të bënte gjithçka për t’i ofruar mbështetjen e vet. Nëse keni gjetur një person të tillë, të aftë që të “ndjejë” e të perceptojë gjithçka që ju ndodh, mbajeni fort dhe kujdesuni për të, në çift dhe në përditshmëri, me gjeste të thjeshta, por të ndjera e të sinqerta. Dëshira për të ndenjur bashkë shtohet, në fakt, falë empatisë që ju lidh dhe që ju shtyn të kërkoni njëri-tjetrin dhe për të kaluar më shumë kohë bashkë.

1. Nëse ia dilni të besoni te njëri-tjetri në atë pikë sa të kaloni pengesat pothuajse të papërballueshme, do të fitoni më shumë siguri, sepse do të ndiheni të mbrojtur nga prania e partnerit, pasi shfaq interes për ju, aq shumë sa do t’ju dhurojë një gjallëri të re. Dihet që bashkimi bën fuqinë, edhe në ato raste besoni se nuk ia dilni dot mbanë apo kur situata është e padurueshme dhe e patolerueshme, kur ai ju jep një këshillë të vogël. Por reflektoni në arsyet që e shtyjnë partnerin që ju qëndron pranë, në atë interes që ka kundrejt jush.

2. Nëse besoni te partneri dhe ndani me të frikën dhe ankthin, edhe problemet më të vogla do t’ju duken vogëlsira dhe do t’ju japin një forcë të veçantë, e cila do t’ju bëjë më tërheqës për partnerin.

3. Duke mos u izoluar, në fakt do të jetë sikur vishni një rrobë të re, të cilën mund ta përdorni si armë joshjeje dhe sentimentale, falë të cilës do të tejkaloni ato periudha kritike, duke i jetuar dhe duke i parë nën një këndvështrim pozitiv dhe gjithnjë e më shumë të orientuar drejt harmonisë. 

4. Në të njëjtën kohë, edhe ju vetë do të mësoni të mbështesni atë që ju dashuron, në mënyrë që t’i tregoni se sa e vërtetë është ndjenja juaj, të cilën e shfaqni jo për ekzibicionizëm të thjeshtë, por si provë e asaj që realisht ju rrjedh nëpër vena.

Nuk ka rëndësi gjykimi i të tjerëve, por vetëm ajo që ju dhe partneri juaj konsideroni si të drejtë dhe të denjë për marrëdhënien tuaj sentimentale. Dhe është ky shpirti i duhur që çdo çift i dashuruar duhet të ketë, por që në të vërtetë dallon vetëm ata partnerë që e dinë se çfarë duan.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 147

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com