Është e rëndësishme që të ushqehesh shëndetshëm dhe sidomos kur bëhet fjalë për personat me diabet. Doktor Pramod Tripathi shprehet se mbajtja nën kontroll e niveleve të sheqerit është e rëndësishme dhe për këtë arsye personat diabetikë duhet që të kujdesen për dietën, stërvitjen dhe shëndetin e tyre mendor.
Tripathi jep edhe disa këshilla praktike, se si diabetikët të mbajnë nën kontroll dietën e tyre:
- Mbani një plan të ekuilibruar të dietës dhe ndiqni atë imtësisht.
- Kujdes me sasinë që konsumoni, kjo do ju ndihmojë në arritjen e peshës ideale.
- Konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë fibrash; zarzavate dhe perime.
- Konsumoni më shumë perime dhe më pak fruta.
- Pini sasi të mjaftueshme të uji, 250 ml për 10 kg peshë trupore.
- Rekomandohet të filni para orës 11.
Më tej, ai shton se personat diabetikë, duhet të përqendrohen më shumë tek aktiviteti fizik dhe ushtrimet sesa tek dieta. Minimumi është 30 minuta stërvitje çdo ditë.
Së bashku me dietën dhe stërvitjen, shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm. Me stilin e jetës aktuale, ekziston shumë stres dhe negativitet përreth, prandaj duhet të kini kujdes.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.