Teste

May 22, 2020 | 8:12

Test / Është dashuri e vërtetë?

Në fillim të një marrëdhënie në çift përgjigjja e kësaj pyetjeje është gjithnjë e vështirë: ajo që ndjeni a është dashuri e vërtetë apo do të jetë një ndjenjë kalimtare, e destinuar të përfundojë shpejt? Ky test do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse ndjenja juaj ka forcën e nevojshme për të qenë afatgjatë dhe e lumtur. Me pak fjalë, nëse dashuria juaj është një dashuri me D të madhe.

  1. Listo gjërat kryesore për të cilat interesohet partneri yt, përveç personalitetit tënd

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Që kur je dashuruar, ke bërë ndonjë sforco për të mësuar më shumë mbi shijet dhe cilësitë e partnerit?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Di të përshkruash tre apo katër karakteristika të fytyrës së partnerit?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Të pëlqen të flasësh për shumë argumente me personin që dashuron?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Do të pranoje të sakrifikoheshe, të paktën 90% për partnerin?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. I miraton idetë e tij? Orientimet e tij morale dhe kulturore të duken shumë të ndrushme nga të tuat?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. E di sa i gjatë është?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Do të ikje për të kërcyer edhe pa të?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Kur bëni dashuri shqetësohesh që të kënaqësh partnerin?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. E di se çfarë tjetër mund të prisni nga martesa juaj?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Për të kaluarën e tij di pak apo asgjë?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Do të doje fëmijë nga personi me të cilin aktualisht je dashuruar?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Ndjen xhelozi për shokët e tij të shkollës apo kolegët e punës?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Ia mban mend datën e lindjes?

a.PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Gjendesh ballë për ballë me ish-in: sillesh me dashuri dhe mendon se mund të riktheheshit së bashku?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Ia di partnerit numrin e këmbës?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Ia di partnerit masën e rrobave?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. I ke shkruar ndonjëherë një poezi dashurie?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Të ofrohet një rast i mirë dhe i rrallë: të kaloni një ditë dhe një natë me aktorin e preferuar. Por partneri nuk pranon. A shkon?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

  1. Çdo ditë që kalon zbulon ndjenja erotike të reja me të dhe të duket që edhe trupi i partnerit i përgjigjet plotësisht dëshirave të tua?

a. PO b. JO c. Ndonjëherë / Pjesërisht

 

Më pak se 30 pikë

Jeni në plot kuptimin e fjalës në atë fazën e rënies në dashuri, sepse jeni duke vënë në akt një lloj idealizimi të partnerit. I lë të kalojnë difektet, madje as i vë re fare, por vë në piedestal cilësitë e tij (edhe ato të voglat dhe më pak të dukshmet). Me pak fjalë, je duke përjetuar një moment kënaqësie të madhe dhe joshjeje. Vetëm kujdes me flakën që digjet shumë shpejt…

Nga 30 deri në 70 pikë

Me të kaluar faza ngazëllyese e joshjes, për të zbuluar nëse është dashuria juaj e vërtetë, duket të verifikosh deri në çfarë pike merr pjesë në shijet, shpresat dhe projektet e personit që të qëndron pranë. Ndjenja jote është e forta, por a e ke zbuluar tani diçka të vogël në personalitetin dhe karakterin e tij, të cilën do të doje ta ndryshoje.

Më shumë se 70 pikë

Personi që ke pranë përfaqëson një pikë takimi mes pasionit dhe dashurisë, butësisë dhe dëshirës. Me pak fjalë, ke rënë me të vërtetë kokë e këmbë. Ndaj marrëdhënia juaj është e plotë: intimitet, bashkëpunim e ndjenjë, të cilat sigurojnë vazhdimësinë dhe freskinë e dashurisë suaj… mund të mendoni edhe për ditën e madhe të martesës.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 147

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top