Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në të gjithë botën. Njerëzit që pinë duhan kanë një rrezik më të madh të kancerit të mushkërive, megjithëse mund të ndodhë edhe tek njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 80% e rasteve me kancer të mushkërive shkaktohen nga pirja e duhanit.
Këshilla për parandalimin e kancerit
Ju mund të mos jeni në gjendje të parandaloni kancerin e mushkërive, por patjetër që mund të ulni rrezikun e kësaj sëmundje duke përmirësuar stilin e jetesës.
Mos pini duhan
Pirja e duhanit është një faktor kryesor i rrezikut të kancerit të mushkërive. Ndaloni pirjen e duhanit menjëherë. Lënia e duhanit do të ulë ndjeshëm shanset tuaja për tu prekur nga kjo sëmundje edhe nëse keni pirë duhan me vite. Ata që nuk e konsumojnë duhanin duhet ta shmangin tymin që del nga të tjerët. Kjo do të thotë që ju nuk duhet të lejoni askënd të ndezë një cigare pranë jush ose thjesht largohuni.
Bëni testin për të matur nivelin e radonit në shtëpitë tuaja
Radoni është një agjent radioaktiv i pangjyrë dhe pa erë, i cili është natyrshëm i pranishëm në atmosferë në sasi të konsiderueshme. Shpërndahet shpejt dhe nuk paraqet ndonjë problem shëndetësor. Por nëse bllokohet në ambiente të mbyllura, mund të shkaktojë kancer të mushkërive.
Në fakt, radoni është shkaku i dytë kryesor i kancerit të mushkërive në Shtetet e Bashkuara. Ju duhet të testoni nivelin e radonit në shtëpi, nëse zbulohet prania e tij në shtëpi, duhet të merrni menjëherë masa.
Ruajuni nga substancat kancerogjene
Shmangni ekspozimin ndaj agjentëve që janë shkaktarë të kancerit, në vendin e punës dhe kudo qofshi. Gjithmonë merrni masa paraprake për të mbrojtur veten nga ekspozimi ndaj kimikateve toksike në punë. Vendosni një maskë fytyre për tu mbrojtje nëse punoni në një fabrikë ose industri ku mund të ketë prani të agjentëve kancerogjenë në ajër.
Ndiqni një dietë të shëndetshme
Një dietë e shëndetshme do të rrisë sistemin tuaj imunitar dhe do të ndihmojë trupin tuaj të luftojë kundër sëmundjeve dhe infeksioneve. Kështu që gjithmonë hani shëndetshëm. Përfshini shumë fruta të freskëta dhe perime në dietën tuaj. Sigurohuni që të keni ushqime që përmbajnë të gjitha lëndët ushqyese thelbësore që ju nevojiten çdo ditë. Beta karotina është një lëndë ushqyese që mund të ulë rrezikun tuaj. Shmangni doza të mëdha të vitaminave në formë pilule pasi ato mund të jenë të dëmshme.
Ushtrohu rregullisht
Ushtrimet e rregullta gjithashtu ndihmojnë. Gjeni kohë për ushtrime të paktën 5 ditë në javë. Nëse vajtja në një palestër është një problem, mund të ecni përreth një orë çdo ditë. Yoga mund të ndihmojë gjithashtu. Nëse keni një trup të fortë, do mbani larg shumicën e sëmundjeve. Kjo vlen edhe për kancerin e mushkërive.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.