FB

March 29, 2024 | 6:11

Këta burra nuk ndjejnë keqardhje nëse marrin mbiemrin e gruas

Tradicionalisht gratë e kanë ndryshuar mbiemrin e tyre të vajzërisë, duke e zëvendësuar në martesë me mbiemrin e burrit të tyre. Natyrisht, kultura po ndryshon me shpejtësi. Disa bashkëshorte i ndajnë mbiemrat e tyre. Të tjera, thjesht kanë një mbiemër ndryshe, duke mbajtur mbiemrin e tyre të vajzërisë. Ndërsa të tjerë burra dhe gra përshtaten me një mbiemër krejtësisht të ri për familjen e tyre. Por, këta bashkëshortë që po ju prezantojmë, kanë zgjedhur të marrin mbiemrin e gruas, ndryshe nga rruga e njohur deri më sot, ajo kur gruaja merr mbiemrin e burrit.

grua-burre

Edhe pse është ende e pazakontë, jo vetëm te ne, por deri në Amerikën e largët, këta bashkëshortë nuk e kanë pasur problem ndryshimin e mbiemrit. Ata të gjithë kanë arsye të ndryshme. Dhe secili prej tyre është i kënaqur me vendimin.

 

Ja disa histori:

  1. Bashkëshorti mori mbiemrin tim pasi u martuam. Megjithatë, unë nuk e pyeta për këtë, por e diskutuam.
  1. Kam marrë mbiemrin e gruas sime. Shpresoj që një ditë, mbiemrat do ta kalojnë përgjatë linjave matriarkale.
  1. Sepse mbiemri im është Ramsbottom (Cjap-poshtë) dhe nuk dua që fëmijët e mi të ngacmohen si unë më herët. Mbiemri do të jetë Jones, faleminderit.
  1. Prindërit nuk më pranojnë më, sepse mora mbiemrin e gruas sime, ðӱ`.
  1. Po flas për mbiemrin e të fejuarës time, kështu ne mund ta mbajmë gjallë emrin e familjes së saj. Ajo është shumë e lumtur për këtë.
  1. Gjithmonë janë tallur me mbiemrin tim, ndaj e kam vendosur që kur të martohem, do të marr mbiemrin e gruas.
  1. Mora mbiemrin e gruas, sepse ajo kishte tre fëmijë dhe ishte më e lehtë të ndryshoja mbiemrin tim se sa t’u jepja tre fëmijëve një mbiemër të ri.
  1. Mora mbiemrin e bashkëshortes, sepse nuk doja të kisha fare lidhje më me babain tim. Tashmë ndihem me të vërtetë i lirë që mbaj mbiemrin e saj.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top