Këshilla & Arsye

November 20, 2018 | 14:16

Këta janë armiqtë e mirëqenies tënde… Mbaji sa më larg!

Më të rrezikshmit janë shtigjet e panatyrshëm që ndjek në jetën tënde, detyrimet që i merr përsipër për të mos zhgënjyer, gjestet që i mban përbrenda nga frika se mos të tjerët të gjykojnë. Ky është momenti më i mirë për t’u përqendruar tek vetja dhe për t’i hedhur të gjitha tutje!

Angazhimet, garat, shqetësimet, projektet, stresi: e kush e sheh pranverën? Shpesh ndryshimet natyrore na lënë indiferentë: kemi gjëra më të rëndësishme për t’u marrë. Fëmijët dinë se si të mahnisin veten si me gurë, ashtu edhe me dëborën që bie. Nga ana tjetër, të rriturit janë krenarë që vazhdojnë sikur asgjë të mos kishte ndodhur; çdo gjë që ndodh rreth tyre, pranverë ose vjeshtë, është e njëjta. Megjithatë, rilindja personale është aty, është e vërtetë. Dhe nuk është vetëm jashtë: është brenda! Nëse nuk e vëmë re, nuk është sepse ne kemi shumë për të bërë, por sepse kemi ndalur së dëgjuari veten tonë. Ne nuk jemi më në përputhje me natyrën, as së brendshmi, as së jashtmi. Energjia e ripërtëritjes na lejon të bëjmë shumë më tepër sesa ajo që bëjmë, dhe mbi të gjitha ta bëjmë shumë më mirë: pse heqim dorë nga kjo shtytje jetësore? Sepse, siç e kemi parë, ne jemi plot arsyetime torturuese dhe nuk mund të largohemi prej tyre: ne kemi identifikuar veten me maskat tona dhe kemi frikë mos zhdukemi, nëse i heqim ato. Por nuk është kështu!

Stop! Teprimit me kontrollin

Për t’iu përshtatur mënyrës së qenies që mendojmë se do të pranohet nga të tjerët, ne shpesh përfundojmë duke vlerësuar se sa e papërshtatshme është ajo që del prej nesh: instinktet, emocionet, dëshirat, fjalët, gjestet … Ne monitorojmë veten, kemi turp, kontrollojmë veten, gjykojmë veten. Por ky lloj kontrolli i vetes sonë, shkakton një luftë të brendshme që mund të çojë në ankth dhe sulme paniku ose depresioni.

Stop! Idesë që ke për veten

“Duhet të jem e zonja, gjithmonë në lartësi, nuk duhet të zhgënjej askënd!” Shumica prej nesh nuk arrijmë të shohim përtej këtij imazhi që kemi për veten tonë. Mund të kalojmë gjithë jetën duke thënë: “Duhet të jem kështu”, dhe të ndjekim një model Dhe të vetë-qortohemi: “Jam budallaqe, pse nuk ia dal? Pse gaboj?” Por është pikërisht modeli i perfeksionit që nuk na përket, i cili krijon të gjithë luftërat e brendshme që na bëjnë të ndjehemi keq me veten.

Stop! Shtigjeve të panatyrshme

Chuang-tzu shkruante: “Njeriu i mençur është i qetë kur mund të jetë rehat me veten; ai nuk është mirë me veten atje ku nuk mundet. Njeriu i zakonshëm dëshiron të jetë aty ku nuk mund të rrijë, dhe jo ku do të ishte më mirë”.

Nëse ka shumë distancë midis asaj që ju pëlqen dhe asaj që bëni, kjo do të thotë se ajo që bëni nuk është e diktuar nga ajo që ju pëlqen, por nga lloji i personit që mendoni se jeni. Sëmundja më e madhe është pikërisht ndjekja e shtigjeve të panatyrshme të jetës. Por, ku ka shumë forcë, ka edhe shumë rezistencë. Sa më shumë që përpiqemi ta largojmë veten me forcë nga rruga jonë, aq më shumë shqetësime dhe vuajtje do të dalin, që do të përpiqen t’ju kthejnë në rrugën tuaj. Sepse e pandërgjegjshmja gjithmonë kërkon plotësinë dhe nuk toleron që një pjesë e jona të humbasë.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top