Horoskopi

November 8, 2017 | 11:05

Këta janë numrat tuaj të fatit sipas shenjës së horoskopit

A besoni tek horoskopi dhe numrat e fatit?! Nëse po, e dini se cilat janë numrat që ju sjellin fat?

Nëse jo, atëherë më poshtë keni të renditur të gjitha shenjat e horoskopit dhe numrat përkatës të fatit, dhe shpjegimin rreth tyre…

horoskop1

DASHI (21 mars – 20 prill). Dashit gjithmonë i takon numri 1. Ai është dominant, gjithmonë i pari, lider i vërtetë dhe është më aktiv prej të gjitha shenjave të horoskopit.

DEMI (21 prill – 20 maj) – Demi është lidhur me numrin 2, jo sepse shenja është e dyta, por për shkak të natyrës së shtëpisë së dytë në të cilën demi individual vjen në veprim të plotë. Kur është formuar individi ( dashi) ai dëshiron të krijoje kontakt dhe ajo natyralisht arrihet me shtëpinë e dytë. Prandaj demi është lidhur me numrin 2.

BINJAKET (21 maj – 21 qershor) Ata i përkasin numrit 3. Ajo lidhje nuk është për shkak të numrit ideal, por për shkak të aftësisë ne komunikim, po ashtu mund te përfaqësojnë edhe numrin 2 sepse kanë natyrë të dyfishtë. Kështu që për binjakët numra të fatit janë 2 dhe 3.

GAFORRJA (22 qershor-22 korrik) Definitivisht i përshtatet numri 4 i cili përfytyron sigurinë, shtëpinë, vatrën, dhe gjithë ajo që shpreh karakterin e shtëpisë së katërt ose karakteristikat e gaforres.

LUANI (23 korrik – 23 gusht) Në astrologji, luanët janë të lidhur me numrin 5. Shtëpia e pestë shënon karakterin e tij, tendencën për teatrin, sportin, argëtimin dhe cirkun.

VIRGJËRESHA (24 gusht-23 shtator) Shtëpia e gjashtë është e virgjëreshës e cila është simbol i famshëm për detyrat e përditshme, gjëra të vogla, prirjet, kujdesin shëndetësor dhe mjekësor, kështu që për të numri me fat është numri 6.

PESHORJA (24 shtator – 23 tetor) Gjithmonë e do më shumë gjysmën tjetër se vetveten, është e shtatë ne radhë dhe natyralisht përfaqëson shtëpinë e shtatë në horoskop e cila përfaqëson partneritet, martesë dhe marrëdhënie harmonike. Megjithatë, edhe numri 2 është me fat për të. Në jetën e saj mund të mbështetet në numrin 2 dhe 7.

AKREPI (24 tetor – 22 nëntor) Luftë dhe pasion deri në vdekje. Këto janë karakteristikat themelore të shtëpisë së tetë e cila perfytyron transformim, seksualitet, lindjen e fëmijës, rimëkëmbjen, kështu që akrepit në mënyrë të përsosur i përgjigjet numri tetë.

SHIGJETARI (23 nëntor – 21 dhjetor) Shigjetari do largësitë, gjerësitë, lartësitë, udhëtimet, fenë, filozofinë dhe lirinë. Përputhet plotësisht me shtëpinë e nëntë në horoskop, kështu që për disa numri 9 ka rëndësi të madhe. Kjo është sepse me shigjetarët zotëron Jupiteri, planeti më i mirë sipas astrologëve.

BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar) Kjo shenjë është lidhur me progresin, kështu që suksesi i saj është i merituar, i fortë dhe i sigurt. Ai është i barabartë me shtëpinë e dhjetë e cila karakterizon kurorën e suksesit, kredibilitetin dhe karrierën e shkëlqyeshme. Numrat e tij të fatit janë numri 10 dhe numri 1.

UJORI (21 janar – 19 shkurt) – Ujori përfaqëson shtëpinë njëmbëdhjetë në horoskop, është i lidhur me njerëz të afërt, humanizëm, filantropi dhe shërbime sociale, shkruan Living. Prandaj atij i takon numri 11 dhe numri 2.

PESHQIT(20 shkurt – 20 mars) Peshku është i fundit në vargun dhe gjithmonë është lidhur me shtëpinë 12 e cila i përfshin ëndrrat, ndërgjegjësimin, të menduarit, spitalet, çmendinat, burgjet dhe laboratorët. Numrat 12 dhe 3 i karakterizojnë peshqit./PanoramaPlus

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com