Në fokus

January 10, 2019 | 10:14

Këtë vit, prioritet i vetes jam UNË! Këshilla për rritjen e vetëvlerësimit

Këtë vit po vë veten si prioritet. Nuk do të pres një mesazh për orë të tëra, në të kundërtën, do të fle shumë qetë 8 orë gjumë, sepse kush dëshiron të flasë vërtet me mua, nuk do të jetë kurrë shumë i zënë për të m’u përgjigjur. Nuk do të nxitoj në aplikacionet e marrëdhënieve dhe nuk do të rrëzohem sa herë një marrëdhënie nuk funksionon. Natyrisht, nuk do të mbyllem me dashuri, por nuk do t’i trajtoj marrëdhëniet e dashurisë si një prioritet. Këtë vit, përparësia ime jam UNË.

1Këtë vit nuk do të përsëris të njëjtën këshillë për miqtë e mi kur çdo marrëdhënie e re të futet në lojë. Por, do t’i inkurajoj ata që të kuptojnë vlerën e asaj që ata me të vërtetë meritojnë, duke i lejuar të dalin vetë në përfundime. Nuk besoj se njerëzit që kanë tashmë një familje në moshën 23-vjeçare apo që janë në klasë të dytë, janë më të mirë se unë. Do ta jetoj jetën time i përqendruar te vetja, në kohën dhe në vullnetin tim. Nuk do të mbaj në kontakt me njerëz që nuk më bëjnë mirë, vetëm për të pasur shoqëri. I njoh vlerat e mia dhe meritoj shumë më tepër se thërrimet e vëmendjes së dikujt tjetër.

Nuk do të shtirem të jem dikush që nuk do ta impresionojë një person në takimin e parë. duhet t’i pëlqejë ashtu siç jam me të vërtetë, pa truket e trupit apo shpirtit. Nuk do të shqetësohem për atë që të tjerët do të thonë apo mendojnë për mua nëse bëj diçka që kam dashur gjithmonë. E vetmja shoqëri e përjetshme është ajo me veten, kështu që duhet të bëj atë që funksionon për mua.

Këtë vit nuk do të lejoj marrëdhënie që nuk janë të duhurat për mua. E rëndësishme është të jem i lumtur me veten dhe me punën time në botë.

Do të ndaloj së qari në çdo ditëlindje timen, për një kohë të gjatë e kam parë si një promemorie për plakjen time, edhe pse disa gjëra në jetën time refuzojnë të mbajnë ritmin e ndryshimit. Tani, do të marr më shumë kohë për të festuar të gjitha rezultatet e mia, sado të vogla, sepse kjo bën një ndryshim të madh për vetëvlerësimin.

Këtë vit do të punoj për evolucionin tim, në ndërtimin e një jete që do të më bëjë vërtet të lumtur, sepse ky është qëllimi im në këtë tokë.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top