FB

September 29, 2023 | 7:05

Këto 3 shenja të Horoskopit kanë një humor të keq

Shpesh një qëndrim mbrojtës tepër i vrullshëm është arsyeja pse ne fitojmë reputacionin e një humori të keq dhe në këtë drejtim astrologjia zbulon se cilat shenja të Zodiakut e meritojnë këtë etiketë.

Binjakët

Kjo renditje hapet me Binjakët, të cilët kanë një aftësi të veçantë për ndryshimin e humorit, edhe pse kanë një anë të sjellshme dhe të dashur. Por nga reagimet e tyre duhet patur frikë pikërisht për shkak të natyrës së tyre të humorit. Në fakt, përfaqësuesit e shenjës papritmas mund të bëhen armiqësorë. Binjakët përpiqen ta fshehin anën e tyre të errët sa më mirë, të animuar nga ankthi dhe nervozizmi. Por këto aspekte shfaqen kur të lindurit e kësaj shenje merren me ndryshime të mëdha që zbehin sigurinë. Nuk është e lehtë për një Binjak të merret me një situatë stresuese. Kjo është arsyeja pse reagimi i tij mund të jetë i papritur në prani të stresit ose nervozizmit. Pra, nga 0 në 10 sekonda ai mund të shndërrohet nga personi më i qetë në një tërbim të vërtetë.

Gaforrja

Prania e Gaforres në mesin e shenjave të Zodiakut që kanë një karakter të keq, është për shkak të anës së ndjeshme dhe emocionale. Në fakt, kjo shenjë e Ujit për shkak të ndjeshmërisë së madhe, preket lehtë dhe  duhet shumë pak për t’u ofenduar. Një koment i thjeshtë negativ mund të shkaktojë një formë pasive të agresionit tek një i lindur nën shenjën e Gaforres ose një indiferencë totale. Qëndrimi mbetet i fortë derisa të marrin një falje. Prandaj, për të shmangur inatin është mirë t’i kushtoni vëmendje të madhe asaj që i thoni të lindurve nën këtë shenjë.

Peshorja

Çuditërisht, Peshorja është ndër shenjat e Zodiakut që kanë një karakter të keq. Edhe nëse konstelacioni i kushtohet ndërmjetësimit për të vendosur një marrëdhënie harmonike dhe ekuilibrin e duhur me këdo, ajo ndonjëherë mund të shpërthejë në një mënyrë të papritur. Në përgjithësi, të lindurit e kësaj shenje shmangin debatet me aftësi të mëdha pajtuese, por kur ai tejkalon nivelin e tij të tolerancës ai mund të shpërthejë gjithë zemërimin e tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top