FB

November 9, 2023 | 7:18

Këto 4 faktorë ndikojnë në zgjimin tuaj të “lodhshëm”

Sa herë jeni zgjuar herët në mëngjes dhe jeni ndjerë i mërzitur? Kjo gjendje shkencërisht quhet “inercia e gjumit”. Është një gjendje fiziologjike e kalimit nga gjumi në zgjim, e karakterizuar nga ulja e vigjilencës, reduktimi i performancës (fizike dhe mendore) dhe çorientim që mund të zgjasë nga 15 minuta deri në 2 orë.

 

Një ekip studiuesish, i udhëhequr nga neuroshkencëtari Raphael Vallat i Universitetit të Kalifornisë ka zbuluar një sërë faktorësh që lidhen me vigjilencën në orët e para pas zgjimit dhe sugjeron se si t’i modifikojmë ata për të përmirësuar zgjimin tonë.

Bazuar në rezultatet e studimit “PREDICT1”, studiuesit identifikuan katër faktorë kyç që ndikojnë në zgjimin e mëngjesit:

Faktori i parë është profili unik i gjumit të natës së mëparshme (d.m.th., kohëzgjatja e gjumit, efikasiteti i gjumit dhe koha e gjumit) që parashikon nivelet e vigjilencës mëngjesin tjetër. Në veçanti, gjumi më i gjatë dhe më i mirë shoqërohet me vigjilencë më të mirë në mëngjes.

Faktori i dytë është sasia e ushtrimeve që bëni një ditë më parë. Nivelet më të larta të lëvizjes gjatë ditës (si dhe më pak aktivitet fizik gjatë natës) shoqërohen me gjumë më të vazhdueshëm dhe më pak të ndërprerë, gjë që përmirëson vigjilencën në mëngjes.

Faktori i tretë është përbërja e mëngjesit. Një vakt i mëngjesit me shumë karbohidrate përmirëson nivelet e vigjilencës, anasjelltas një vakt i pasur me proteina ka efektin e kundërt.

Faktori i katërt është përgjigja glicemike pas mëngjesit. Në veçanti, studiuesit zbuluan se një rritje në nivelet e sheqerit në gjak pas mëngjesit (e testuar duke përdorur një pije të lëngshme të bërë nga glukoza e pastër) lidhej me vigjilencën e reduktuar. Anasjelltas, një përgjigje më e ulët glicemike përmirësoi vigjilencën. Prandaj, është evidente se mënyra se si trupi e përpunon ushqimin ndikon edhe në zgjimin tonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top