Sipas njё programi neuroglosik, (NLP) ka disa fjalё dhe fraza tё cilat ndikojnё nё ndjesitё dhe sjelljen e njerёzve. Fraza qё ta bёjnё ditёn mё tё bukur, mjafton vetёm t’i thuash, por edhe t’i besosh vёrtet.
Ja cilat janё ato:
- Sot ishte njё ditё e mirё: thuaje sa mё shpesh dhe mbaj vetёm gjёrat pozitive tё ditёs nё fund tё saj.
- Kuptoj: mё e rёndёsishme se tё kesh gjithmonё tё drejtё ёshtё tё jesh edhe i vetёdijshёm.
- Tё dua: tё gjithё duan ta thonё dhe tё gjithё duan ta dёgjojnё.
- Kam besim tek ti: tё gjithё kanё nevojё pёr njё mbёshtetje nё kёtё botё.
- Mund t’ia dal edhe mё mirё: sapo ta thuash ke bёrё gjysmёn e rrugёs pёr t’ia dalё.
- Bёra aq sa kisha mundёsi: ёshtё mirё tё ndihesh mirё me veten dhe pёr ato qё bёn.
- Urime! Nёse e thua pa pikёn e xhelozisё, do e vlerёsosh veten mё shumё
- Mё fal: ёshtё shumё lehtёsuese kur e thua dhe e beson.
- Kam marrё njё vendim: pёrgjegjёsia qё mban kjo frazё bёn çdo veprim nga shumё tё vёshtirё nё diçka qё zgjidhet.
- Nuk kam mbaruar: vetёm ti mund tё vendosёsh se kur do tё mbyllёsh njё kapitull tё jetёs tёnde
- Mjafton! SDuhet tё dish tё vendosёsh edhe kufij.
- Shiko sa e bukur ёshtё! Sa mё shumё tё vesh re bukurinё e atyre qё tё rrethojnё, aq mё i lumtur do tё ndihesh.
- Je fantastik! Lëre veten tё ndjejё krenari pёr tё tjerёt.
- Unё besoj: edhe nёse bёhet fjalё pёr Zotin, ose pёr njё ide tё thjeshtё, duhet tё tregosh besim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.