Mirëqenie

February 6, 2017 | 8:23

Nga Valentina Telhaj / Stresi, faktorët shpjegues dhe mënyrat e menaxhimit

Kohët e fundit flitet gjerësisht për stresin, për shkak të shumë episodeve të shfaqura në përditshmërinë tonë. Kjo nga njëra anë ka sjellë njohjen e popullatës me këtë fenomen, i cili ka ekzistuar në vite, por pa i dhënë një emërtim të përcaktuar qartë. Nga ana tjetër ka sjellë shumë konfuzion në lidhje me konceptet kyçe, që e dallojnë fenomenin real të stresit.

Msc. Valentina Kalemi, Telhaj, Psikologe Këshillimi

Msc. Valentina Kalemi, Telhaj, Psikologe Këshillimi

Është aktuale nevoja për një konceptim të ri dhe bashkëkohor, lidhur me përmbajtjen  e punës, përshtatjen e mjedisit, organizimin dhe planifikimin e shumë komponentëve edukativë në procesin e parandalimit të stresit.

Në krahasim me ankthin që na shkakton pasiguri, stresi është më dashamirës, sepse ne e dimë se me çfarë do të përballemi dhe ku mund të drejtohemi për të zgjidhur problemet e shumta që na paraqiten, ndërsa ankthi është frikë nga e panjohura.

PËRKUFIZIMI I STRESIT

“Stresi është një gjendje e pakëndshme e zgjimit emocional dhe fiziologjik, i cili përjetohet në situata që përjetohen si të rrezikshme për mirëqenien. Koncepti ‘stres’ varion te njerëzit në mënyra të ndryshme. Disa e shohin stresin si reagim ndaj situatave të ndryshme kërcënuese. Kjo si përgjigje jep dhe përfshin ndryshimet fiziologjike si: rritjen e rrahjeve të zemrës dhe tensionin muskulor, ndryshime emocionale dhe të sjelljes”. Mirëpo, shumica e psikologëve e konsiderojnë stresin si proces që përfshin interpretimin dhe përgjigjen e personit kundrejt një situate të caktuar (mundësisht kërcënuese). Pozitiviteti për nga natyra, shpreh një përshtatje natyrore të organizmit në një situatë agresive si shenjë e përshtatjes së trupit ndaj ndryshimeve të jashtme dhe të brendshme.

niveli-stresit

SI TË PËRBALLEMI ME STRESIN?

Të vësh në punë mendimet dhe të veprosh për t’u përballur me situata të ndryshme që të paraqite, do të thotë të përballesh me stresin. Njerëzit e luftojnë stresin me karakteristikat e tyre të veçanta, të bazuara në personalitet, për të ulur nivelin e stresit. Personat që e përballojnë mirë stresin janë me shumë shanse dhe mundësi të besojnë se mund të ndikojnë tek ajo që u ndodh atyre, apo ajo që quhet ‘amor fate’ – dashuria e fatit. Ata zotyërojnë një vetëbesim të lartë, rezistent ndaj zhgënjimeve, optimist dhe këmbëngulës edhe në situata jo fort të favorshme. Frika e individit për kërkesat e veta dhe përmbushjet e tyre është e vagët. Kjo jep si pasojë edhe ankthin.

Ankthi bazë është ajo ndjenja e pafuqisë dhe e vetmisë. Nuk duhet të harrojmë se, ankthi është një karakteristikë relativisht e qëndrueshme e personalitetit të individit.

REAGIMI NDAJ STRESIT

Për të përballuar stresin dhe momentet ankthioze, duhet të zotërojmë strategjinë e duhur, e cila na mundëson të krijojmë  një lloj parandalimi për rastet e ngjashme të situatave stresuese. Njerëzit me vetëbesim të dobët, i përballojnë dobët situatat stresuese, ndërsa individët me vetëbesim të lartë, nuk e kanë këtë problem. Duke u munduar t’i bien shkurt emocioneve negative dhe duke marrë masa për situata që paraqiten si kërcënuese, persona të ndryshëm janë të mendimit të situatës bnë mënyrë pozitive, ku relaksimi dhe mendimet pozitive janë të dëshirueshme. Strategjia efektive e përballimit të stresit është tek individët që kanë mundësi zgjedhjeje për t’u përballur dhe përzgjedhur mundësitë reale për përballimin ndaj stresit. Niveli i ndjeshmërisë së një personi ndryshon nga një person tjetër, ku gjithashtu edhe situata stresuese fokusohet në zgjidhje të ndryshme. Shumë slogane publicitare kanë si qëllim parandalimin e stresit, mirëpo nuk llogaritet se pikërisht këto slogane mund të shndërrohen në burime të sigurta të stresit.

Unë theksoj se me vullnet dhe dashuri, arrihet dhe këshillimi i duhur, në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Individi është simboli i familjes dhe brezave që vijnë. Pozitiviteti i kësaj konsiston se, është e pakufishme të përkujdesesh për brezat që vinë dhe thjesht ndërrohen vendet. Prandaj përkujdesja më e madhe duhet të fokusohet te kultivimi i tyre sa më i shëndoshë. Në epokën e teknologjisë, sot e kemi më të lehtë për t’u përballur me situata stresuese, për faktin se informacioni që ofrohet është aty, ndërkohë që teknologjia është po ajo që na afron me stresin, duke na vënë përpara shumë zgjedhjeve që duhet t’u japim zgjidhje. Gjatë kësaj periudhe paraqiten sfida të kalueshme dhe të kapërcyeshme për sigurinë mendore dhe fizike të individit. Stresi është një “sëmundje e shërueshme” prandaj e vetmja gjë që mund të ndodhë është një shërim relativ dhe qetësi shpirtërore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top