Pirja e ujit është thelbësore për hidratim të mirë, por përfitimet që merrni kur shtoni limon dhe shafran të Indisë janë të mrekullueshme për trupin tuaj.
Përfitimet nga shafrani i Indisë janë të pabesueshme. Shafrani i Indisë është një ndihmë e mrekullueshme për trupin tuaj, sepse është një antioksidant i fuqishëm, anti-inflamator, antiviral, antibakterial dhe antikancer.
Shafrani i Indisë ka qenë përdorur për shekuj për të trajtuar çdo gjë, që nga aknet te diabeti, kolesteroli i lartë, dhe këto i bën me shumë pak efekte anësore ose rreziqe të mundshme shëndetësore për trupin tuaj.
Studiuesit kanë gjetur se, shafrani i Indisë ndihmon edhe në parandalimin e sëmundjes Alzheimer. zbulimet pohojnë se, shafrani i Indisë parandalon degradimin e neuroneve në tru, pra me pak fjalë, parandalon shenjat e çmendurisë dhe humbjen e kujtesës.
Limoni përmban Vitaminë C, e cila është e shkëlqyer për shëndetin e lëkurës tuaj. Lëngu i limonit gjithashtu ju jep fibër, kalium, folate, kalcium, thiamin, niacin, Vitaminë B6, fosfor, magnez, bakër, riboflavin, acid pantotenik dhe një shumëllojshmëri të fitokimikateve, të cilat janë të gjitha të rëndësishme për shëndetin tonë.
Studiuesit gjithashtu kanë gjetur se, uji me limon ndihmon në përmirësimin e shëndetit mendor me kalimin e moshës.
Në një gotë me ujë të ngrohtë, duhet të hidhni më pak se një lugë çaji shafran të Indisë dhe gjysmë limoni. Nëse nuk ju pëlqen shija, mund të shtoni pak mjaltë, kanellë ose nenexhik për t’i dhënë një shije freskuese. Uji i ngrohtë ndihmon shafranin e Indisë të tretet më mirë, por ju mund ta lini të ftohet para se ta pini.
Konsumojeni çdo ditë për disa përfitime shëndetësore të pabesueshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.