Në fokus

August 20, 2018 | 15:15

Këto janë nënat që rrezikohen më shumë nga depresioni pas lindjes

Depresioni pas lindjes është një problem që mund të prekë çdo nënë, por më të rrezikuara janë nënat të cilat kanë një fëmijë në terapi intensive.

Përse këto nëna janë më të rrezikuara?

Ato kalojnë nga lumturia e të priturit një fëmijë në një gjendje ankthi dhe shqetësimi në lidhje me shëndetin e fëmijës. Shenjat e depresionit mund të shfaqen edhe tek babai që ka një fëmijë në spital, dhe rreziku është rreth 40% më i lartë se prindërit e tjerë.

Përse prindërit që kanë një fëmijë në terapi intensive janë më të shqetësuar?

Sepse fëmija i tyre mund të ketë lindur para kohe dhe mund të ketë komplikacione të caktuara;

Ata janë të pasigurt në lidhje me atë që i pret dhe kjo shkakton rritje të stresit dhe ankthit.

Fjala e ekspertëve

Truri i prindërve që kanë një fëmijë në terapi intensive (pjesa e trurit që aktivizohet në momentet e stresit) qëndron në gjendje vigjilente. Në të vërtetë truri ka nevojë për pushim dhe këta prindër nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë duke bërë që ankthi dhe stresi të thellohen edhe më tepër. Kështu shprehet mjekja psikiatre, Jaime Malone.

Shumë lindje të parakohshme janë ato që e bëjnë një nënë më të rrezikuar ndaj depresionit sepse ajo ndiejnë njëfarë zhgënjimi. Të kesh një lindje të vështirë dhe me traumë e rrit edhe më tepër rrezikun e shfaqjes së depresionit.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top