FB

December 12, 2023 | 6:16

Këto janë punët më të mira për njerëzit që vuajnë nga depresioni

Trupi jonë prodhon kortizol kur jemi të stresuar dhe ky hormon ka funksione të ndryshme. Më saktësisht e mirëmban homeostazën e trupit, rregullon shtypjen e gjakut, inflamacionin, funksionet e zemrës, aktivitetin metabolik, funksionin e enëve të gjakut dhe aktivitetin e sistemit nervor qendror. Ky hormon prodhohet nga gjëndrat e veshkave, të cilat janë dy gjëndra të vogël që gjenden mbi veshka.

Është vërtetuar shkencërisht se zgjedhja e duhur e punës ka një efekt pozitiv në psikikë. Sipas ekspertëve, njerëzit në depresion janë bashkëpunëtorë të shkëlqyer, sepse puna e tyre më së shumti i largon mendimet nga problemet personale. Këshillohet që njerëzit në depresion të shmangin punët që janë të ekspozuara ndaj presionit të vazhdueshëm mjedisor.

Sipas shumicës së psikologëve, njerëzit në depresion janë zakonisht shumë kreativ. Kjo është arsyeja pse një punë që kërkon kreativitet është ideale për ta, sepse do të jenë në gjendje të shprehin atë anë të personalitetit të tyre dhe të japin një kontribut të shkëlqyer në atë që punojnë. Puna me kafshët është ideale për njerëzit që vuajnë nga depresioni dhe mund t’i ndihmojë ata të ndihen më mirë.

Njerëzit e lindur në vitet ’90 janë më të rënduar në aspektin shëndetësor, krahasuar me çdo brez të mëparshëm. Studiuesit nga Universiteti i Sidneit zbuluan se kishte një përkeqësim të dukshëm edhe të shëndetit mendor në çdo brez që nga vitet 1950 e tutje. Studiuesit gjurmuan ndryshimet në shëndetin mendor të më shumë se 27.500 australianëve nga viti 2001 në 2020, duke vlerësuar çdo grupmoshë gjatë asaj kohe. Shëndeti mendor i njerëzve të lindur në vitet 1990 rezultoi se nuk kishte përmirësime me kalimin e moshës, ndryshe nga brezat e vjetër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top