FB

October 31, 2023 | 8:04

Këto janë rastet kur të folurit me veten përbën një rrezik…

A është normale të flasësh me veten? Është diçka e keqe apo jo? Shumë njerëzve u ndodh që të flasin me veten jo vetëm në mendje por edhe me zë të lartë. Disa mund të mendojnë se ndoshta kanë probleme psikologjike. Por sipas psikoterapeutëve është shumë normale të flasësh me veten.

Nuk është një tipar që domosdoshmërisht e lëmë pas me rritjen tonë, apo një shenjë e një sëmundjeve mendore, është më e zakontë se sa mund ta imagjinojmë.

“E vërteta është se të gjithë flasim me veten. Mund të na duket e çuditshme ta bëjmë atë në publik, por të gjithë krijojmë biseda të ndërlikuara të niveleve të ndryshme si një mënyrë për t’i dhënë kuptim dhe shpjeguar vetes gjërat që na ndodhin gjatë ditës”, shprehen ekspertët. Për shembull, të gjithëve na ndodh në përditshmëri që të përmendim me zë të lartë objektet thelbësore të ditës: çelësat, palltoja, çanta, dreka ose të kontrollojmë listën e gjërave që kemi bërë.

Jo vetëm që është normale, por është thelbësore dhe të qenit të vetëdijshëm për cilësinë e këtij ligjërimi të brendshëm është një rrugë drejt lumturisë dhe vetë-përmbushjes. Rituali i të folurit me vete sipas disa mjekëve mund të jetë i shëndetshëm dhe i dobishëm.

Është një mënyrë për t’u qetësuar dhe për t’u përqendruar në gjërat pozitive në vend të atyre shqetësuese dhe stresuese. Por mos harroni kur flisni me veten edhe duhet të dëgjoni. Nga ana tjetër të folurit me veten mund të shoqërohet shpesh me disa çrregullime mendore, por ato nuk janë arsyeja ose shkaku i të folurit me vete.

Sidoqoftë, ekzistojnë disa situata kur të folurit me vete mund të jetë një tregues i një problemi psikologjik. Kur biseda shoqërohet me lëndime të vetes. Gjithashtu, nëse përfshiheni në të folur me vete që ka të bëjë me fraza përsëritëse, mantra ose numra, ky lloj i të biseduarit me veten është i vështirë për t’u ndalur dhe duhet një konsultë me mjekun.

 

 

 

 

/Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top