FB

June 21, 2023 | 7:45

Këto ushqime të pasura me magnez do t’ju ndihmojnë të largoni lodhjen dhe të fitoni energji

Magnezi luan një rol jetik në trupin e njeriut, duke ndihmuar në rritjen e niveleve të energjisë dhe luftimin e lodhjes.

 

Ka disa ushqime që janë burime të shkëlqyera të magnezit, duke siguruar një nxitje të vërtetë të energjisë falë përmbajtjes së tyre të lartë me këtë lëndë ushqyese.

Perimet- Perimet janë veçanërisht të pasura me magnez. Spinaqi, siguron më shumë se 35 përqind të kërkesës ditore në një porcion të vetëm, me rreth 157 miligramë (mg) për filxhan produkt të gatuar. Perime të tjera të pasura me magnez përfshijnë drithin, kungullin, bizelet.

Fruta- Frutat janë gjithashtu një burim i rëndësishëm i magnezit, si dhe përmbajnë sasi të mira të fibrave, vitaminave dhe mineraleve. Banania, përmban rreth 40.5 mg për filxhan, që korrespondon me rreth 10 përqind të kërkesës ditore. Fruta të tjera të pasura me magnez janë avokadot dhe kajsitë e thata.

Farërat- Farat janë burim fibrash dhe yndyrash të shëndetshme, por janë gjithashtu të pasura me minerale si zinku dhe magnezi. Farat Chia, për shembull, përmbajnë 95 mg rreth 23% të kërkesës ditore.

Fasulet dhe thjerrëzat- Fasulet e bardha, fasulet e zeza dhe thjerrëzat janë të pasura me magnez. Fasulet e zeza, për shembull, përmbajnë rreth 120 mg për filxhan të gatuar, ose 29% të kërkesës ditore.

Drithëra – Drithërat janë të pasura me magnez quinoa përmban rreth 118 mg për filxhan produkt të gatuar, 28% të kërkesës ditore.

Arra- Ashtu si farat, arrat janë të pasura me magnez. Arrat braziliane dhe bajamet përmbajnë rreth 76,5 mg rreth 18% të kërkesës ditore.

Soja- Produktet e sojës janë të pasura me proteina bimore, por edhe me vitamina dhe minerale, si magnezi. Qumështi i sojës, përmban rreth 51.2 mg për filxhan, 12 përqind të kërkesës ditore.

Kakao- Produktet e kakaos janë të pasura me magnez, si dhe me lëndë ushqyese të tjera si hekuri dhe mangani. Kokrrat e kakaos, përmbajnë 93 mg për 3 lugë gjelle, rreth 22% të kërkesës ditore. Gjithashtu të pasura me magnez janë pluhuri i kakaos dhe çokollata e zezë.

 

 

 

 

 

 

 

K.M / Burimi /rtsh.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top