A keni dashur ndonjëherë t’i shkruani një listë të gjatë bashkëshortit tuaj të të gjitha gjërave që ai bën për t’ju mërzitur? Ose, edhe e kundërta…Cilat janë ato zakone që ndoshta si vini re, por në fakt janë duke shkatërruar martesën tuaj…
Duke u ankuar te miqtë tuaj
Kjo pikë është numër 1 për një arsye të madhe. Disa gjëra janë vërtet të vështira për t’i treguar bashkëshortit tuaj, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndani çdo detaj të jetës tuaj me miqtë. Disa gjëra mbeten personale në fund të fundit!
“Të njohësh shumë mirë bashkëshortin”
A thua ndonjëherë diçka të tillë si, “Zemër, a mund ta rregullosh tualetin, paleaaase???” dhe merrni një përgjigje si “Um… po, ok! Do ta bëj nesër!” Dhe ti mendon, “Ah jo, ai thjesht nuk do dhe do të harroj përsëri pas dy minutash” dhe pastaj ju përgjigjeni me zë të lartë pothuajse në të njëjtën mënyrë.
Të “fiksuar” pas seksit
Duhet të kuptoni se marrëdhëniet intime kanë kohën e tyre, pork jo s’do të thotë të abuzosh me kohën që u përket të tjerëvë. Si nënë, fëmija juaj ka nevojë për ju, puna juaj ka nevojë për ju, miqtë jua kanë nevojë për ju…A bini dakort tani?
Të mos jesh i lumtur të shohësh kthimin e bashkëshortit tënd nga puna
Në shumicën e rasteve kur kjo ndodh, ne në fakt nuk e kemi idenë se kjo po ndikon negativisht tek bashkëshorti ynë. Kur ne ose bashkëshorti ynë kthehemi nga puna, mendja jonë mund të jetë në 10,000 vende të tjera përveç bashkëshortit tonë dhe se si shkoi dita e tyre.
Harron të qeshësh
Ndonjëherë nëse jeni e zënë me diçka dhe burri juaj po përpiqet të argëtohet me ju në të njëjtën kohë, mund të supozohet lehtësisht se ai nuk e di (ose kujdeset) se sa punë duhet për ta mbajtur shtëpinë tuaj të bukur. Ju mendoni se jeni i/e vetmja që kujdeseni për familjes, duke hedhur poshtë përpjektjet e palës tjetër për të qenë të lumtur.
Përgatiti K.I / Burimi chelseadamon.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.