Mirëqenie

November 14, 2017 | 10:50

Kikirikët na ndihmojnë të qëndrojmë të rinj

Miku më i dashur i Topolinos hëngri dhjetëra për t’u bërë  Super Pippo: kikirikët amerikanë ishin me të vërtetë të domosdoshëm! Për më tepër, prania e tyre është e pashmangshme në një koktej, tryezë Krishtlindjesh për të shoqëruar si snack kur ju ndjeheni disi i uritur ndoshta para TV-së. Ne zbulojmë së bashku gjithçka që duhet të dimë për kikirikët.

Kikirikët konsiderohen ushqime të dobishme në sajë të kontributit të çmuar të mineraleve, proteinave dhe antioksidantëve, pavarësisht përmbajtjes së tyre të lartë kalori. 

1

Lëkura të falenderon

Përmbajnë antioksidantë natyrale shumë të fuqishëm, si vitamina E, që mbroj qelizat nga toksinat e mjedisit dhe veprimi i radikaleve të lira, përveçse kanë edhe flavonoidë e polifenol. Për këtë janë mjaft të nevojshme për të na mbajtur organizmin të ri dhe të mbrojë bukurinë e epidermës sonë.

Ul kolesterolin

Në sajë të kontributit të acideve yndyrore të pangopura (acid oleik – omega9) dhe polyunsaturated (acid linoleik – omega-6), kikirikët luftojnë kolesterolin e keq dhe janë një ndihmë e madhe për sistemin e qarkullimit të gjakut.

Rri e qetë

Ka acid folik që është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë dhe stimulon fertilitetin. Vetëm 100 gramë të tij mbajnë 240 mcg Vitaminë B9, dyfishin e arrave e bajameve dhe rreth 60% të dozës së përditshme të rekomanduar për këtë vitaminë. Vitamina B9 është shumë e rëndësishme për femrat e çdo moshe.

Kujdes peshën

Janë të mira por kujdes, sepse kanë shumë kalori. Nëse konsumi i tyre këshillohet për ato që përmendëm më lartë, ekzagjerimi në konsum mund të jetë një atentat për linjat tona. Kini parasysh se vetëm 100 gram i këtij ushqimi mban pak a shumë 600 kalori.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top