FB

March 18, 2022 | 8:00

“Kjo është ajo që ata raportojnë në vizatimet e tyre”, lufta në Ukrainë vë në rrezik shëndetin mendor të fëmijëve

Pa kaluar një muaj nga konflikti, lufta në Ukrainë po lë pasoja mjaft të dukshme psikologjike edhe tek fëmijët. Sipas disa ekspertëve të pranishëm në vend stabiliteti mendor i fëmijëve ukrainas është veçanërisht i rrezikuar, ata kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme, “në mënyrë që traumat të kthehen në elasticitet”, por shumë shpesh nevoja për t’u larguar, nuk i lejon të ndalojnë dhe të metabolizojnë atë që po ndodh.

Qendrat e mbështetjes psikologjike në Lviv

Pak ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, administrata ushtarake e vendit kërkoi që në stacionin hekurudhor të Lviv të krijohej një qendër e mbështetjes psikologjike, duke parashikuar krizën që do të shpërthente në të ardhmen e afërt. Nga 26 shkurti mijëra gra dhe fëmijë mbërritën në kufirin me Poloninë, ku u evidentua menjëherë nevoja për të sjellë mjekë dhe psikiatër, për të mbështetur të shpërngulurit që vinin ditë pas dite. Siç tha Dr. Orest Suvalo, i cili drejton qendrën e mbështetjes psikiatrike: “Java e parë ishte shumë e vështirë. Kishte njerëz që vinin nga Kievi dhe Kharkiv që tregonin shenja kritike shqetësimi. Shumë fëmijë, por edhe të rritur, ishin në panik, duke kërkuar një streh dhe autobusë për në Poloni”.

Paniku është veçanërisht i përhapur tek fëmijët, të cilët sipas mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë të pranishëm në Lviv tashmë shfaqin shenja të një traume të konsiderueshme. Viktor Balandinin, psikolog i OJQ-së ukrainase Osonnya thotë: Kam parë fëmijë me simptoma katatonike, ku ngecin dhe nuk reagojnë ndaj asnjë stimulimi të jashtëm. Shumë prej tyre kanë pushuar së foluri, të tjerë nuk mund të lëvizin duart apo gishtat. Ata thjesht përplasen.

Pra, një alarm i vërtetë, i cili duhet të ndalet me të gjitha mjetet e mundshme, pasi siç thonë mjekët, shpesh koha për të vendosur një diagnozë të vërtetë është shumë pak, veçanërisht për të filluar një terapi që mund të lehtësojë disi efektet e zhvendosjes së papritur, bombardimet dhe kaosin e shkaktuar nga pushtimi rus që ka rezultuar në vdekjen e 90 fëmijëve që nga fillimi i konfliktit.

Në vizatimet e fëmijëve ka luftë

Nëse adoleshentët i përballojnë ngjarjet e këtyre javëve me një ndërgjegjësim tjetër, edhe nëse rrezikojnë të izolohen dhe të përvetësojnë një dhimbje dhe shqetësim që mendojnë se nuk mund t’i eksternalizojë, nuk mungojnë iniciativat për freskim dhe lojëra për fëmijët. Në Muzeun Franko në Lviv, drejtori i tij Bohdan Tykholz zbuloi se ai mirëpret çdo ditë rreth një mijë fëmijë në teatrin që ai menaxhon me një ekip psikologësh, artistësh, muzikantësh dhe mësuesish, në mënyrë që ata të jetojnë më të qetë këto ditë ankthi dhe frike. Një frikë që shumë e kanë përvetësuar tashmë, siç zbuloi drejtoresha e një librarie në Lviv, Kateryna Sukhorebska: “Ata vizatojnë bomba dhe tanke, sepse kjo është ajo që ata shohin me sytë e tyre. Por ka edhe shpresë në vizatimet e tyre, me urimin për paqe dhe fitore”.

 

 

Burimi / https://www.fanpage.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top