Sipas një sondazhi që i dedikohet vetëm prindërve ka treguar se 90% e prindërve të anketuar kanë thënë se fëmijët e kanë preferuar njërin prind më shumë se tjetrin.
Nëse jeni ballafaquar me të njëjtën situatë, mos e merrni si diçka personale dhe mos dyshoni në aftësitë tuaja si prind. Ndonëse kjo mund t’jua lëndojë pak ndjenjat, zgjedhja e njërit prind para tjetrit është normale në periudha të caktuara të jetës për fëmijët.
Pra, lajmi i mirë është se favorizimi i fëmijëve është normal, i përkohshëm dhe nuk ka të bëjë me faktin se jeni apo jo prind i mirë.
Përse ndodh kjo?
Fëmijët dhe adoleshentët mund të shfaqin favorizim në periudha të caktuara të jetës për arsye të ndryshme. Kur është fjala për bebet, zgjedhja e njërit prind mbi tjetrin është gjë e shëndetshme dhe e domosdoshme për fazën e zhvillimit që lidhet me procesin e përkushtimit.
Qëllimi i kësaj faze është të gjendet personi që e furnizon fëmijën me kujdes të plotë dhe mbështetje. Kur fëmija të kalojë nëpër procesin e zhvillimit emocional apo pubertetit, ata mund të shfaqin favorizim herë për njërin prind, e herë për tjetrin.
Këshilla e vetme për ju është që të mos insistoni të bëheni prindi favorit i fëmijës, sepse kjo vetëm sa mund ta largojë fëmijën më shumë. Mbani mend se kjo gjë është normale dhe me rritjen e fëmijës kjo do të përfundojë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.