Mirëqenie

February 8, 2018 | 7:50

Kjo është arsyeja pse nuk duhet të ndalosh së ëndërruari

Kam mësuar nga nëna se babai im dikur ishte futbollist i madh në fshatin tonë. Nëna më ka treguar se njerëzit e kërkonin atë për ekipet e tyre. Ata besonin se, nëse ai luante për ta, ekipi i tyre do të fitonte.

1Nëna ime ra në dashuri me babanë tim, duke e parë atë teksa luante futboll në ndeshjet e fshatit. Ai ishte një lojtar i madh, por për shkak të varfërisë dhe detyrën që kishte si djalë për të ushqyer një familje të madhe prej 10 vetësh, ai duhej ta linte ëndrrën e tij, pasionin për të luajtur futboll.

Unë jam 12 vjeç dhe babai im më dha emrin, Shopna (ëndërr). Në fëmijëri isha shumë pranë futbollit të babait. Ai kurrë nuk pëlqente t’ia prekte dikush ëndrrën e tij.

Shihja me ditë se si ai kujdesej për këtë pasion. Unë isha shumë i interesuar për futbollin, por babai im nuk e pëlqente këtë, deri atëherë kur unë shkova të luaj futboll me ekipin e shkollës dhe morëm çmim. Nuk e dija që babai im kishte shkuar për të parë ndeshjen. Unë isha udhëheqës i skuadrës dhe fituam si lojën edhe çmimin.

Jam marrë me futboll vitin e fundit pas orëve të mësimit, në shkollë me lojën e babait tim. Fusha është pak larg nga shtëpia jonë, por babai im vjen me mua pasi përfundon punën e tij, ulet në cep të fushës dhe më ndjek derisa përfundoj praktikën time.

Mua më pëlqen të luaj futboll dhe ëndrra ime është të jem si ‘Sabina Khatun’ kapiteni i skuadrës së kombëtares sonë në Bangladesh. Unë di gjithçka rreth saj. Babai im koleksionon gazetat, duke prerë informacionin ku shkruhet për të. Babai gjithmonë më thotë: “Ëndrrat do të jenë të vështira dhe do të duken të pamundura, por kjo është arsyeja pse nuk duhet të ndalosh së ëndërruari”. – Shopna (in Red)

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi GMB Akash

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top