Dëshmi

March 17, 2021 | 8:36

Kjo është dashuria! Foto virale që flet sa njëmijë fjalë

“Ky është bashkëshorti im, i cili rri nën dritaren e dhomës time të spitalit, ku unë jam shtruar për një javë me pankreatit të keq. I shkrova atij se më mungonte shumë, dhe ai u shfaq ende i veshur me rrobat e tij të punës.

1Sapo mbaroi detyrën, ai vrapoi drejt meje për të më parë për pesë minuta. Sepse më shumë nuk më lejuan të ngrihem në këmbë. Për mua kjo është dashuria”.

Giulia Pascutti postoi në Facebook një fotografi të shkrepur nga dritarja e dhomës së gjumit të Spitalit Universitar “Santa Maria della Misericordia” në Udine ku ajo është e shtruar. Bashkëshorti i saj, Elia, e përshëndet nga larg. Një histori që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Një mesazh shprese për të gjithë njerëzit e shtruar në spital, të cilët muajt e fundit, për shkak të rregulloreve anti-Covid, nuk mund të marrin vizita.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi La Repubblica

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top