Në Angli u është kërkuar qytetarëve mbi 30 vjeç që të bëjnë një test në internet për të zbuluar moshën e zemrës së tyre dhe gjendjen e saj, në mënyrë që të parandalojmë infarktet apo goditjet në tru.
Shëndeti publik në Angli thotë se parashikohet që rreth 80% e sulmeve në zemër tek njerëzit nën 75 vjeç mund të parandalohet nëse përmirësohet shëndeti i zemrës.
Një 59-vjeçar britanik, David Green, i cili bëri këtë test tha se: “Zemra ime është 10 vjet më e vjetër se unë dhe jeta ime është shkurtuar”.
Obeziteti, dieta jo e mirë, mungesa e stërvitjes dhe presioni i lartë i gjakut janë faktorë kryesorë të rrezikut të zemrës. Mjekët thonë se mund të përmirësoni shëndetin e saj nëse:
- Lini duhanin
- Bëheni më aktivë, të bëni stërvitje
- Të kujdeseni për peshën tuaj
- Konsumoni më shumë fibra
- Reduktoni yndyrën
- Pesë herë në ditë hani fruta dhe perime
- Reduktoni përdorimin e kripës
- Hani peshk
- Hiqni dorë nga alkooli
Në Angli, pothuajse dy milionë persona kanë bërë testin e zemrës dhe 78% e tyre kanë zbuluar se mosha e këtij organi vital është më e lartë se mosha e tyre aktuale.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.