Këshilla & Arsye

September 4, 2018 | 10:56

Kjo është mosha e zemrës tuaj…

Në Angli u është kërkuar qytetarëve mbi 30 vjeç që të bëjnë një test në internet për të zbuluar moshën e zemrës së tyre dhe gjendjen e saj, në mënyrë që të parandalojmë infarktet apo goditjet në tru.

Shëndeti publik në Angli thotë se parashikohet që rreth 80% e sulmeve në zemër tek njerëzit nën 75 vjeç mund të parandalohet nëse përmirësohet shëndeti i zemrës.

Një 59-vjeçar britanik, David Green, i cili bëri këtë test tha se: “Zemra ime është 10 vjet më e vjetër se unë dhe jeta ime është shkurtuar”.

Obeziteti, dieta jo e mirë, mungesa e stërvitjes dhe presioni i lartë i gjakut janë faktorë kryesorë të rrezikut të zemrës. Mjekët thonë se mund të përmirësoni shëndetin e saj nëse:

  • Lini duhanin
  • Bëheni më aktivë, të bëni stërvitje
  • Të kujdeseni për peshën tuaj
  • Konsumoni më shumë fibra
  • Reduktoni yndyrën
  • Pesë herë në ditë hani fruta dhe perime
  • Reduktoni përdorimin e kripës
  • Hani peshk
  • Hiqni dorë nga alkooli

Në Angli, pothuajse dy milionë persona kanë bërë testin e zemrës dhe 78% e tyre kanë zbuluar se mosha e këtij organi vital është më e lartë se mosha e tyre aktuale.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top