Mirëqenie

March 23, 2018 | 10:54

Kjo mënyrë të ngrëni ju ndryshon jetën

Shpesh e gjeja veten duke ngrënë, para se të shkoja në takimin tim të ardhshëm. Nuk i kisha kushtuar shumë rëndësi derisa lexova për një studim të kohëve të fundit, i cili lidhte obezitetin me shpejtësinë e të ngrënit. Përfitimet e ngrënies ngadalë nuk janë vetëm për të shijuar momentin, por ato mund të ndryshojnë jetën tuaj!

Çfarë është zbuluar

Hulumtimi paraprak i paraqitur në Shoqatën Amerikane të Zemrës Sesionet Shkencore 2017, sugjeron që njerëzit që hanë më ngadalë kanë më pak gjasa të bëhen obezë ose të zhvillojnë sindromën metabolike. Kjo sindromë përfshin yndyrë të tepërt trupore, rritjen e presionit të gjakut dhe nivelet e kolesterolit të keq. Kur këto simptoma ndodhin së bashku, ata mund të rrisin rrezikun e goditjes, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Të dhënat

Studimi, u drejtua nga kardiologu i Universitetit Hiroshima Dr. Takayuki Yamaji, i cili rekrutoi 1.000 të rritur të shëndetshëm për të marrë pjesë në studimin pesëvjeçar. Studiuesit kategorizuan 642 burra dhe 441 gra në tri grupe: ata që hëngrën ngadalë, normalisht ose shpejt. Pesë vjet më vonë, pas monitorimit të kujdesshëm të ndryshimeve në shëndetin e tyre, studiuesit zbuluan se 11.6% e atyre që hanin shpejt krijuan sindromën metabolike, krahasuar me vetëm 6.5% të atyre që hanin normalë. Ata që hanin ngadalë? Gjatë studimit vetëm 2.3% e tyre zhvilluan sindromën metabolike. Ngrënia shpejt u shoqërua gjithashtu me shtim më të madh në peshë, glukozë më të lartë të gjakut dhe një bel më të madh.

Çfarë do të thotë

A jemi të habitur nga gjetjet? Ndoshta jo. Prej kohësh shkencëtarët kanë zbuluar se ndenja e kënaqësisë pas një vakti nuk është vetëm te të paturit një stomak plot. Kjo më tepër ka të bëjë me trurin sesa me stomakun. Njësoj si trupi që tret ushqimet, ashtu ai dërgon në tru sinjale nga hormonet e tretjes.

Këto sinjale ju tregojnë se jeni ngopur, kështu që ata që hanë ngadalë kanë më shumë gjasa të marrin sinjalet para se të jenë ngopur. Ndërsa ata që hanë më shpejt kanë tendencë të ngopen përpara se truri i tyre të marrë sinjalet.

Ngadalësimi, duke përtypur ushqimin dhe duke u bërë më i vetëdijshëm për trupin tuaj mund të çojë në zvogëlimin e rrezikut të obezitetit, por gjithashtu mund të çojë në rritjen e kënaqësisë së ushqimit tuaj. Pra, hani ngadalë dhe shijoni ushqimet e gatuara në shtëpi, ashtu siç bëri nëna kur i gatoi.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top