Posta

March 23, 2018 | 10:10

Posta / Burri më tradhton. Psikologia Adelina Pjetra: Mos e fajëso veten, por kujdesu për të!

Businessman And Businesswoman Making Love

Ndihmë!

Jam në një situatë të tillë.

Para disa muajsh kam zbuluar se bashkëshorti im kishte lidhje intime me një ish-kolegen e tij (e martuar me një fëmijë) me të cilën kishte punuar në një institucion disa vite me radhë.

Të dy janë larguar në të njëjtën periudhë nga puna. Deri në këtë moment marrëdhëniet midis tyre kanë qenë thjesht marrëdhënie pune. Mbas largimit nga puna filluan komunikim të vazhdueshëm me telefonata të gjata, sms, dhe rrjete sociale. Arsyeja në fillim ishte thjesht konsulte për situatën që ndodheshin dhe si të zgjidhnin problemin e papunësisë. Vazhduan për disa muaj komunikime që sa vinin e shtoheshin deri në mbi 10 biseda telefonike në një ditë të vetme dhe po krijonin probleme në familjen time pasi nuk ishte normale që çdo problem të asaj femre ta zgjidhte im shoq.

Gjatë kësaj periudhe fillova ta vëzhgoj tim shoq me detaje dhe herë pas here zbuloja diçka të keqe.

Në një moment gjeja një Usb me foto të saj, në një moment selfie të bëra me atë femër derisa një ditë i gjeta Facebook-un të hapur dhe aty lexova bisedat e tyre në messanger që ishin biseda dashurie plot pasion, ku linin vendin e takimit e çdo gjë tjetër, e kuptoni vet.

Të gjitha ia tregoj tim shoqi, i cili në fillim e pranoi që kishte bërë shumë gabime dhe më betohej që vendin tim s’e ka zënë askush, madje ka qarë atë natë. Më tha që ajo është femër e ulët dhe që i vinte shumë turp të dyve nga kjo gjë, por të nesërmen e mohoi në mënyrë të prerë.

Më thoshte që e ka shoqe, madje mike me të cilën flet çdo gjë, por asgjë më tepër. Sa herë që i hapja bisedën për të, plaste sherri dhe ai bëhet shumë i egër, madje ka arritur të vërë dorë ndaj meje.

Unë vendosa ta fal për hir të 17 viteve që kemi jetuar bashkë, duke menduar se ishte një gabim, dhe jam munduar të luftoj me veten gjatë kësaj kohë për ta besuar përsëri.

Mbas kësaj situate patën një periudhë që nuk flisnin më bashkë në telefon, por vetëm në rrjete sociale dhe kur i kam kërkuar të mos bisedojë me atë, më ka hequr mua nga të gjitha dhe jo atë. Tani kane një periudhë prej 4 muajsh që vazhdojnë komunikimin përsëri. Unë i kërkoj vazhdimisht ta heqë nga të gjitha, por nuk pranon pasi “s’kam arsye” thotë, “janë fiksime të tuat. Unë e kam shoqe dhe konsultohem për gjëra pune”.

Ndërkohë sherret i kam të vazhdueshme, madje në sy edhe të fëmijëve. Ndërkohë, ajo femra tjetër është në dijeni të faktit që unë e di të vërtetën dhe nuk më flet në rrugë, por shpesh kur këmbehemi, më bën veprime që të më nervozojë, që unë të arrij t’i kthehem, kurse i shoqi i asaj nuk di asgjë. Për arsye se nuk dua të prish familjen nuk di si të sillem me tim shoq, kam një luftë shpirtërore të brendshme nga një anë jam dyshuese, sa herë i bie telefoni me kap një gjendje ankthi, pasi ai e mban telefonin me dridhje dhe se heq kurrë nga dora kudo që të shkojë.

Dua ta mbaj familjen time dhe ta largoj atë femër të ulët nga jeta jonë, por s’di si të veproj. Jam në një situatë psikologjike të rënduar dhe po luftoj me veten për të hequr dyshimin dhe xhelozinë.

Nuk di ç’të bëj që të largoj ankthin që më kap. Kam arritur që nuk ha ushqim normalisht dhe kam rënie nga pesha për shkak të ankthit dhe zemërimit. Nga ana tjetër, vetëm unë jam në punë, s’po përqendrohem dot dhe situata ime familjare po më ndikon edhe tek puna pasi nuk po arrij të përqendrohem.

Ju lutem më ndihmoni pasi nuk di si të veproj më.

Adelina Pjetra  Psikologe Klinike, Terapiste EMDR & BWRT

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike, Terapiste EMDR & BWRT

Përgjigje: Padyshim që kjo është një situatë e vështirë që po kaloni, ku lufta midis asaj që duhet dhe asaj që dëshironi është e madhe. Fillimisht ju ftoj të qartësoheni me veten tuaj në lidhje me atë që dëshironi ju. Dhe të kuptoni n.q.s akoma e dashuroni bashkëshortin tuaj, apo vazhdimi i lidhjes është thjesht një kontratë e leverdishme (d.m.th s’ia vlen të ndahem për x-y arsye) gjë që është e kuptueshme dhe kjo. Shumë marrëdhënie vazhdojnë të mbahen edhe për arsye të tjera përveç dashurisë. Në momentin që sqaron këto dy pika me veten, atëherë mund të mendosh për hapat e mëtejshëm ose të arrish të qetësosh veten. Është e lehtë t’i japësh mendim dikujt kur je jashtë situatës, e vështirë ta logjikosh kur të ndodh vetë. Tradhtia lind për arsye të ndryshme që ka të bëjë me vetë personin dhe jo shumë me partneren. Prandaj fillimisht të kërkoj mos të fajësosh veten ku ke gabuar, apo të gjesh arsye për justifikim. Problemi në këtë marrëdhënie qëndron te bashkëshorti juaj. Të fokusohesh gjithë kohën tek veprimet e sjelljet e tij nuk sjell gjë tjetër vetëm shkatërrim të (gjë që po ndodh sipas asaj që keni shkruar ju). Pra e shikoni që kjo nuk është zgjidhje.

tradhtiaMeshkujt pëlqejnë femrat e varura ndaj tyre, që vuajnë për ta, që u japin idenë se pa ata jeta e tyre merr fund dhe s’ka më vlerë. Në këtë moment do të ishte më e drejtë të merreshit me veten tuaj, të perfeksionoheni në maksimum, të bëni gjërat që dëshironi, t’i kushtoni vëmendje pamjes tuaj (meshkujt frikësohen realisht nga kjo). Dhe meqenëse burri juaj ka një shoqe që ndan gjithçka (sipas atij është ok), nuk e di si do ndihej n.q.s edhe ju do kishit një shok të tillë?

Të ulesh sytë apo të ruhesh nga ajo grua është gabimi juaj. Ju nuk keni bërë asgjë për të cilën duhet të ndiheni e zvogëluar. Dhe m.q.s burri juaj këmbëngul që janë vetëm shokë, nuk besoj do tronditej nëse edhe burri i saj e merr vesh këtë shoqëri të ngushtë. Midis kësaj 3-she, s’mund të them që vetëm ajo femër është e pa fytyrë, të njëjtin status ka dhe bashkëshorti juaj. Çfarë mund të bëni në një situatë të tillë? Reflektoni dhe merrni në dorë jetën tuaj, kushtojini më tepër kohë vetes dhe fëmijëve duke përmirësuar jetën tuaj. Duke i dhuruar shumë kohë dhe mendime bashkëshortit tuaj, ju po humbisni të tashmen, veten.

Mendoj që e meriton t’i hiqen edhe disa privilegje të shtëpisë bashkëshortit tuaj (d.m.th, s’ka më të gatuar, hekurosur, rroba gati etj, etj. ) Meqenëse atë grua e ka aq të rëndësishme për të komunikuar e me radhë, le ta ndihmojë edhe në plotësimin e këtyre detyrave.

Është e bukur një marrëdhënie kur s’ka detyrime, por çfarë do ndodhte nëse edhe ajo grua bën të njëjtat detyra si ju, d.m.th praktikisht kthehet në rolin e gruas. Dyshoj që do kishte përsëri të njëjtën adrenalinë marrëdhënia.

Ka shumë rëndësi ta ktheni kohën në favorin tuaj, duke e përdorur më së miri për t’u rritur profesionalisht dhe personalisht. Të aktivizoheni në aktivitete dhe të fuqizoheni si grua dhe si individ. Do ju ndihmojë të rifitoni besimin tek vetja, dhe të vlerësoni veten tuaj para çdo kujt tjetër.

Dhe në rast se këto ndryshime e acarojnë bashkëshortin tuaj (në fakt e bëjnë këtë), mund t’i rikujtosh që çdo person është i aftë të bëjë zgjedhjet e tij në jetë, meqenëse ai kishte nevojë për një grua tjetër të mbështetej kur ndihej i dobët, ju sigurisht keni mjaftueshëm burime të qëndroni vetë në këmbë, dhe të merrni në dorë frerët e jetës tuaj. Meqenëse ju nuk e dëshironi një ndarje si zgjidhje atëherë: Nuk e divorcoj, nuk e sulmoj, nuk e shaj, thjesht bëj fakt pikat e mësipërme. Meshkujve u vijnë mend në kokë, kur shikojnë që realisht mund ta humbasin diçka.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com