Lifestyle

June 3, 2019 | 8:10

Kjo nuse zgjodhi të shkojë ndryshe në altar

Thjeshtësia i bën gjërat jo vetëm të bukura, por dhe emocionuese.

4

Në vend të trendit të veturave luksoze dhe dekorimit special për eventin më të rëndësishëm të jetës, një italiane breshiane zgjodhi në fakt një alternativë krejt surprizuese. Nusja shkoi para altarit në kishë me autobusin e linjës. Për ditën e martesës, breshiania zgjodhi të shkojë ashtu siç rutina e saj e përditshme ndodh, u nis më autobus e shoqëruar nga i ati.

Dikush zgjedh karrocën më kuaj, dikush tjetër një veturë elegantë të kohës, ka dhe më shumë, një limuzinë të gjatë. Por janë fermerët e mirë që braktisin për festën traktorët, ose ata që përdorin buldozerët, apo një makinë-bletë. Francesca, një nuse e re e qytetit, zgjodhi autobusin e linjës për të shkuar te famullia Nome di Maria della Noce.

5Fotot e mbërritjes së saj në kishë përfunduan në faqen e internetit të La Repubblica në Milano, së bashku me historinë e saj: “Doja të bëja diçka të veçantë për t’i bërë të ftuarit të qeshin, – thotë Francesca – dhe për ta ç’tensionuar atë pritjen e bezdisshme, që në mënyrë të pashmangshme krijohet para fillimit të ceremonisë”.

Por si e morën të afërmit dhe dhëndri? “Ata prisnin që unë të vija me biçikletë dhe në vend të kësaj mora autobusin, sikur të ishte një ditë si të gjithë të tjerat, – vazhdon nusja – u ngjita dhe pagova biletën, pastaj arrita në destinacion, zbrita dhe pikërisht para famullisë unë dhe Simone thamë ‘Po’. Autorja e  fotografisë është Laura Gatti, diplomuar për fotografi në Laba di Brescia.

3 2 1Përgatiti Orjona TRESA / Burimi bresciatoday.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top