FB

July 5, 2024 | 7:07

Kjo sjellje tregon se keni ‘dështuar’ si prindër

“E kam provuar në të gjitha mënyrat”. “E kam provuar me të mirë dhe me të keq”

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Këto shprehje që prindërit i kanë në “majë të gjuhës” për t’u justifikuar dhe për të bindur veten dhe të tjerët që ai, fëmija i tyre, është i “tmershëm”, është dështimi i të rriturit ndaj fëmijës. Është i rrituri që nuk di të marrë seriozisht detyrën e tij, si prind që tek e fundit e ka zgjedhur vetë.

Prindërit duhet të sillen vetëm në një mënyrë dhe të mos provojnë gjithfarë mënyrash. Këtu qëndron dhe thelbi i edukimit. I rrituri duhet të jetë në mënyrë konstante i njëjtë. I qetë, që i qëndron fjalës së tij, që nuk ndryshon sjellje sipas situatave emocionale.

I rrituri që brenda një minute ndryshon disa herë mendim dhe sjellje, është modeli më i keq për fëmijën, sepse prish pikërisht atë “gjë” që e bën fëmijën të rritet. I gjymton zhvillimin e fjalës si marrëdhënie dhe që nxit mendimin. Për fat të keq ky i rritur është një dukuri e zakonshme, të paktën te ne.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top