Dermatoskopia është një ekzaminim jo-invaziv që realizon diagnostikimin e Melanomës dhe Kancerave të Lëkurës, si dhe bën ndjekjen follow up të nishaneve gjatë ekzaminimeve periodike. Pikërisht nëse ky ekzaminim kryhet periodikisht çdo vit ose çdo 6 muaj në varësi të rekomandimit nga mjeku dermatolog mund të realizojë diagnostikimin e hershëm të Melanomës ose Karcinomave të lëkurës dhe kjo të pasohet me prognozë të mirë.
Po kur mund t’i drejtoheni mjekut dermatolog për t ë realizua r de rma toskopinë ? Së pari çdo person duhet të kryejë dermatoskopia çdo vit, për të parë gjendjen e nishaneve dhe për të dokumentuar nëse kemi ndryshime të tyre. Realizimi i këtij kontrolli periodik te mjeku dermatolog, mund të realizohet me dermatoskopi të dorës, dermatoskopi digjitale, ose dermatoskopinë FotoFinder që realizon hartën e nishaneve. Së dyti, në rast se individi vëren ndryshim të nishaneve si rritje, ndryshim të ngjyrës, gjakrrjedhje të nishanit, atëherë ai duhet të drejtohet menjëherë pranë mjekut dermatolog për të kryer ekzaminimin e nishanit dhe dermatoskopinë.
Kriteret ABCDE të Melanomeës duhet të njihen dhe nëse vërehen ndryshime të këtyre kritereve duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut dermatolog për të realizuar dermatoskopinë. A – Asimetria e nishanit në ngjyrë dhe strukturë B- Border, kufij të rregullt në periferi C- Color, prania e disa ngjyrave në lezion D- Dimensionet, rritja mbi 6 mm E- Evolucioni, rritja në kohë.
Kush janë personat më të riskuar për të zhvilluar Melanomë dhe ata që duhet të jenë më të kujdesshëm për të kryer Dermatoskopinë?
• Personat që kanë histori familjare të kancerit të lëkurës dhe Melanomës.
• Personat me shumë nishane (mbi 50 nishane).
• Personat me ngjyrë sysh të çelur dhe lëkurë ngjyrë të çelur, që nuk nxihen kurrë në diell por digjen (Fenotipi I, Fenotipi II i lëkurës)
• Personat Albine
• Personat që trajtohen me preparate imunosupresore për patologji të tjera, ose kanë kryer transplante. • Personat që kanë pasur mbi dy djegie të lëkurës në fëmijëri.
Adresa: Rr. “Don Bosko”, Pll. 2, Hyrja 1, Sh. C, Ap. 6, Tiranë +355 4 240 4060 | +355 67 20 33 624 [email protected] Klinika Dermatologjike A Derma | klinikaaderma www.aderma.al
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.178, muaji Prill
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.