1Fillo sezonin e verës me kontrollin rutinë të Nishaneve
Përpara fillimit të ekspozimit në diell mos neglizho kontrollin periodik të përvitshëm të nishaneve me dermoskopi tek mjeku yt Dermatolog. Vetem ne këtë mënyrë ju mund të diagnostikoni dhe trajtoni në kohë Kancerin e Lëkurës, Melanomën ose një Nishan që ka ndryshuar dhe që nuk rekomandohet të ekspozohet. Sigurisht që gjatë vizitës mjeku juaj dermatolog do t’ju këshillojë dhe për përkujdesjen ndaj lëkurës në këtë sezon.
2 Zëvendëso konceptin e gabuar të bërjes së Solarit përpara frekuentimit të plazheve me konceptin e kontrollit të lëkurës para ekspozimit Mjekët dermatologë bëjnë apel të mos realizohet nxirja artificiale me aparaturat solare.
Këto aparatura quhen sot në botë makineri të kancerit, pasi mund të dëmtojnë lëkurën dhe individi është më i riskuar për kancerin e lëkurës.
3Fillimi i sezonit të Verës duhet të shoqërohet me ndryshim të ritualeve të përkujdesjes ndaj lëkurës dhe me produkte të tjera
Gjatë periudhës së verës përdorimi i kremrave hidratues rekomandohet në formë të emulsioneve ose fluid i lehtë në mënyrë që lëkura juaj të ketë mundësi të hidratohet pa patur efekt bllokues të poreve dhe të mos ndikojë negativisht në ajrosje të lëkurës dhe djersitje të saj. Kremi hidratues i lehtë rekomandohet si për moshat pediatrike, për personat me akne por dhe për të rriturit. Veç kremit hidratues të rekomanduar duhet të përdoret rregullisht produkti që do të realizojë mbrojtjen solare: fluidi, kremi, emulsioni ose stik lokal. Emulsionet ose kremrat që do të realozojnë mbrojtjen solare këshillohet të jenë me SPF 30 ose 50+ dhe specifikisht në varësi të llojit të lëkurës. Ndryshimi i përkujdesjes dhe produkteve duhet të realizojë ndërprerje të kremrave
4Hidratoni gjithnjë lëkurën tuaj me një krem hidratues përpara aplikimit të kremit solar dhe gjithnjë pas larjes së lëkurës
Përdorimi i kremit hidratues luan rol jo thjesht në hidratim por dhe në mbrojtjen e lëkurës nga agjentët dëmtues të jashtëm ose të brendshëm (ajri i ndotur, kimikatet e ndryshme, radikalet e lira) dhe parandalon krijimin e rrudhave të lëkurës.
5Realizo një mbrojtje të mirë të syve, flokëve dhe zonës së kokës!
Përdorimi i syzeve të diellit cilësore me spf do të realizojë jo vetëm një situatë komforti gjatë ekspozimit në diell, por do të mbrojë sytë ose zonën përreth nga rrezatimi i dëmshëm edhe në këtë mënyrë do të parandalojë kancerin e lëkurës dhe melanomën në këto zona.
Rol luan dhe në efektin anti-plakje dhe mos dëmtimin e kolagenit e elastinës në këto zona. Përdorimi i kapelës do t’ju mbrojë flokët nga efektet dëmtuese të diellit në cilësinë e flokëve dhe ngjyrën e tyre. Rol shumë të rëndësishëm ka në mbrojtjen dhe parandalimin ndaj kancerit të lëkurës dhe veccanërisht tek personat pa flokë, që pësojnë dëmtime kronike të këtyre zonave dhe janë më të riskuar për zhvillimin e kancerit të lëkurës dhe melanomës.
6Përdor gjithnjë një serum ose emulsion me vitaminë C të përqendruar
Përdorimi i emulsioneve ose serumit me vitaminë C ka rëndësi shumë të madhe gjatë periudhës së verës si një antioksidant shumë i fuqishëm. Produkti me vitaminë C ka efekt antiplakje, anti njollë dhe luan rol në parandalimin ndaj dëmtimit të kolagenit e elastinësnë këtë sezon.
7Sigurohuni që make up ose fondatina të jetë produkt i lehtë dhe jo bllokues
Zgjidh një fondatinë të lehtë dhe jo bllokuese të poreve. Mund të përdorësh për këtë funksion dhe produktet BB solar me mbrojtje të lartë spf 30-50+.
8Mos harro eksfolimin me produktet skrub ose gommage
Dermatologet rekomandojnë eksfolimin e lëkurës në mënyrë periodike gjatë verës 2- 3 herë në javë, gjithnjë pas dushit. Riapliko ujë të freskët pas eksfolimit dhe dushit.
9Apliko hidratuesin dhe kremin me spf jo vetëm në lëkurën e fytyrës por në tërë lëkurën e trupit
Apliko në mënyrë frekuente hidratuesin dhe në trup, këmbë dhe krahë. Lëkura juaj gjatë verës ka nevojë për hidratim te shtuar. Dhe produkti mbrojtës me spf duhet të aplikohet dhe në duar, këmbë dhe dekolte, pra sigurohu që të marrësh produkt dhe për këto zona.
10Ndryshimi i dietës dhe sasisë së ujit që merrni
Përdorni më shumë fruta të freskëta dhe zarzavate, pije freskuese dhe shmang përdorimin e ëmbëlsirave të rënda. Dieta e shëndetshme dhe hidratuese do të ndikojë ndjeshëm në lëkurën tuaj. Konsumoni më shumë se 8 gota uji në ditë.
11Zgjidh veshje të lehta, ngjyra të lehta dhe që mbulojnë lëkurën tuaj.
Përpiqu që veshja të jetë në funksion të mirëqenies tënde dhe të lëkurës tënde!
Adresa: Rr. “Don Bosko”, Pll. 2, Hyrja 1, Sh. C, Ap. 6, Tiranë +355 4 240 4060 | +355 67 20 33 624 | [email protected] Klinika Dermatologjike A Derma | klinikaaderma | www.aderma.al
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.180, muaji Dhjetor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.