Ekzaminimet Dermoskopike dhe vizitat dermatologjike nëpërmjet diagnostikimit të hershëm të Melanomës dhe Kancerit të Lëkurës ndihmojnë në trajtimin e suksesshëm dhe prognozën e mirë.
A është i kurueshëm Kanceri i Lëkurës dhe Melanoma?
Po totalisht, veçanërisht nëse diagnostikohet në stade të hershme.
Çfarë roli luan Mjeku Dermatolog në Kancerin e Lëkurës dhe Melanomën?
Mjeku Dermatolog diagnostikon nëpërmjet ekzaminimit dhe dermoskopisë Kancerin ose Melanomën. Diagnoza e saktë e hershme shpëton jetë.
Sa shpesh duhet të kryhet një Dermatoskopi ose vizitë dermoskopike për të detektuar sa më herët Kancerin e Lëkurës dhe Melanomën?
Mjekët dermatologë rekomandojnë këtë ekzaminim 1 herë në vit, por personat me risk më të lartë dhe ata që kanë nevuse atipike duhet të ekzaminohen disa herë në vit.
Kush janë personat që kanë risk më të lartë për t’u prekur nga Melanoma dhe Kanceri i Lëkurës?
Personat me predispozitë familjare, personat me shumë nishane (>50), personat me fenotip lëkure I,II (biond e sy të çelur), personat që kanë kryer transplante, personat albine, personat që trajtohen me preparate imunosupresore, personat që kanë pësuar më shumë se dy djegie në fëmijëri.
Kush janë situatat e alarmit që të orientojnë për Melanomë?
Nëse vërehet një Nishan i ri ose një Nishan që ka ndyshuar madhësi, Ekzaminimet Dermoskopike dhe vizitat dermatologjike nëpërmjet diagnostikimit të hershëm të Melanomës dhe Kancerit të Lëkurës ndihmojnë në trajtimin e suksesshëm dhe prognozën e mirë. ngjyrë e formë. Pikërisht kriteret ABCDE (Asimetri, Border të ndryshuar, Colore të ndryshme, Dimension >6 mm, Evolucioni).
A trajtohet me Mjekësi Alternative ose popullore Melanoma ose Kanceri i Lëkurës?
Absolutisht JO. Metodat e vetme të trajtimit janë ekcizioni kirurgjikal, radioterapia, kimioterapia, imunoterapia lokale.
Adresa: Rr. “Don Bosko”, Pll. 2, Hyrja 1, Sh. C, Ap. 6, Tiranë +355 4 240 4060 | +355 67 20 33 624 [email protected] Klinika Dermatologjike A Derma | klinikaaderma www.aderma.al
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.179, muaji Maj
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.