Klinika aderma e para qendër që realizon trikoskopinë dixhitale me aparaturën fotofinder.
Çfarë është Trikoskopia?
Trikoskopia është ekzaminim i realizuar nëpërmjet dermatoskopisë që ka rol në diagnostikimin e patologjive të flokëve
A është e domosdoshme për çdo person që ka patologji të flokëve?
Po, trikoskopia ka vlerë nëse realizohet si ekzaminim në çdo person pasi jo vetëm diagnostikon dhe orienton mjekun për diagnozë të saktë, por dhe realizon nd – jekjen në kohë (Follow up) të gjendjes së flokëve. Pra dhe vlerëson efikasite – tin dhe gjendjen pas terapisë së dhënë. Sot ne e përdorim dhe për të udhëhequr mjekun në vlerësimin e zonës ku ne duam të marrim një biopsi për diagnozë
Si realizohet si procedurë?
Nëpërmjet aparatit dermatoskop qoftë aparaturë manuale, qoftë dermatoskopi dixhitale realizohet ekzaminimi, i cili është jo invaziv, jo i dhimbshëm. Imazhet e ruajtura shërbejnë për të vlerësuar diag – nozën e saktë dhe për të bërë ndjekjen në kohë pas mjekimit.
A përdoret gjerësisht si ekzaminim?
Trikoskopia është një shkencë e re dhe prandaj ky ekzaminim është risi. Dhe në vendin tonë është risi, kërkon jo vetëm aparaturë speci – fike, por dhe trajnim të veçantë të mjekut që e aplikon. Në klin – ikën Aderma ne e realizojmë këtë ekzaminim me aparatura shumë bashkëkohore siç është derma stoskopi FotoFinder.
Adresa: Rr. “Don Bosko”, Pll. 2, Hyrja 1, Sh. C, Ap. 6, Tiranë +355 4 240 4060 | +355 67 20 33 624 | [email protected] Klinika Dermatologjike A Derma | klinikaaderma | www.aderma.al
Botuar tek Revista Psikologjike, Nr.181, muaji Korrik
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.