FB

March 10, 2025 | 15:30

Klinika e Syrit “ART”, Prof. As. Arjeta Grezda: Shih qartë, pa kompromis! Revolucioni që zëvendëson syzet përgjithmonë

 

A nuk do të dëshironim të kishim gjithmonë një shikim të qartë dhe të shëndetshëm? Në realitet, me kalimin e kohës, shikimi ndryshon dhe përvojat e çdo individi janë të ndryshme. Fatmirësisht, shkenca ka sjellë përparime të jashtëzakonshme në fushën e okulistikës, duke mundësuar zgjidhje edhe për rastet më sfiduese.

img_1605-1

Në Klinikën e Syrit “ART”, Prof. As. Arjeta Grezda, kirurge me mbi 30 mijë operacione të suksesshme në gati 30 vite, ofron ekspertizën e saj për të garantuar shikimin më të mirë të mundshëm për pacientët. Me teknologjinë më të avancuar, në këtë klinikë diagnostikohen dhe trajtohen një gamë e gjerë problemesh okulistike, përfshirë edhe rastet më delikate.

 

Çfarë e bën të veçantë Klinikën e Syrit “ART”?

Jo vetëm metodat inovative dhe trajtimet e avancuara, por edhe përkushtimi i Prof. As. Arjeta Grezdës ndaj çdo pacienti. Këtu, jo vetëm që ofrohet kujdes shëndetësor i nivelit më të lartë, por edhe një përvojë unike që e bën çdo pacient të ndihet me fat që është në duart e një profesionisteje të tillë të fushës.

 

Si mund të reduktohet numri i lartë i syzeve tek pacientët, përveç rasteve me katarakt?

Në ditët e sotme, heqja e syzeve nuk është vetëm një trend, por shpesh një domosdoshmëri. Ndërsa korrigjimi me laser është një opsion i mundshëm, për pacientët me numra të lartë të syzeve, zgjidhja më e përshtatshme është heqja e kristalinit dhe zëvendësimi me lente intraokulare të përhershme.

img_1617

Për cilat kategori pacientësh rekomandohet kjo procedurë?

Heqja e kristalinit pa prani të kataraktit mund të aplikohet tek pacientët me numra të lartë syzesh dhe ata që nuk janë kandidatë për trajtimin me laser. Kjo metodë është kryesisht e rekomanduar për pacientët në moshë madhore. Shumica e pacientëve me të meta të refraksionit nuk janë kandidatë për korrigjim me laser. Kandidatë idealë për këtë metodë janë:

  • Pacientët me numra të lartë të syzeve
  • Personat mbi 44 vjeç që ndodhen në fazën e presbiopisë
  • Pacientët me hipermetropi ose astigmatizëm të lartë

 img_1563

Cilët janë opsionet për të eliminuar nevojën për syze?

Ekzistojnë disa alternativa për korrigjimin e shikimit, si:

1.Kirurgjia me laser – Korrigjon të metat e refraksionit duke modifikuar trashësinë e kornesë.

2.Heqja e kristalinit dhe zëvendësimi me lente intraokulare artificiale

–Një metodë efektive për korrigjimin e gabimeve të përthyerjes. Kjo procedurë kryhet në kushte ambulatore, është e shpejtë dhe pa dhimbje, duke mundësuar një rehabilitim të shpejtë.

img_1599

Cilët janë opsionet më të sigurta dhe efektive për përmirësimin e shikimit?

Pacientët që kanë nevojë për korrigjim të gabimeve refraktive mund të zgjedhin mes opsioneve të ndryshme:

  • Mbajtja e syzeve – Syze monofokale, bifokale apo progresive, të cilat megjithëse sigurojnë një shikim optimal, mund të jenë të pakëndshme për përdorim të përditshëm.
  • Lente kontakti – Një alternativë tjetër, por me sfida si vendosja e përditshme, irritimi i syve dhe rreziku i infeksioneve.
  • Korrigjimi me lente intraokulare permanente – Një procedurë kirurgjikale e avancuar, e cila garanton një shikim të qëndrueshëm pa dhimbje dhe me kohë të shpejtë rikuperimi. Lentet intraokulare dhe avantazhet e tyre.

Në Klinikën e Syrit “ART”, përdoren lente të teknologjisë më të lartë për korrigjimin e të metave të refraksionit:

  • Lente unifokale – Përdoren për rastet me numra ekstremë hipermetropikë apo miopikë.
  • Lente unifokale torike – Të përshtatshme për pacientët me astigmatizëm të lartë.
  • Lente multifokale – Përmirësojnë shikimin për afër, larg dhe distancë kompjuterike.
  • Lente multifokale torike – Për pacientët me kombinime sferike dhe cilindrike, duke siguruar një shikim perfekt në të gjitha distancat.

Lentet më të avancuara: Enhanced Focus of Depth Në Klinikën e Syrit “ART”, një ndër teknologjitë më të përdorura janë lentet Enhanced Focus of Depth. Këto lente:

  • Nuk kanë rrathë në dizajn, duke reduktuar efektet e padëshiruara gjatë drejtimit të automjetit, sidomos natën.
  • Janë ideale për korrigjimin e të metave refraktive sferike dhe cilindrike.
  • Modelet më të njohura janë Vivity – Alcon për numra sferikë dhe Vivity Toric – Alcon për numra të kombinuar. Përvoja disavjeçare me këto lente ka treguar rezultate të shkëlqyera, duke ofruar një shikim superior dhe një cilësi jete më të mirë për pacientët.

img_1552

Në Klinikën e Syrit “ART”, inovacioni dhe përkushtimi shkojnë paralelisht për të siguruar trajtimin më të avancuar dhe të personalizuar për çdo pacient!

 

Adresa: Rr. Nazmi Rushiti, Hyrja Nr.1, Kati i Dytë, Tiranë

Cel: +355 69 224 6189

e-mail: [email protected]

Facebook: Klinika e Syrit “ART”

Instagram: klinikaesyritart

www.arteyeclinic.com

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top