FB

December 12, 2023 | 6:22

Klinika Stroka / DermoScan X2, risia më e fundit teknologjike për kontrollin e nishaneve

Klinika “STROKA” ka një trashëgimi gati njëshekullore në mjekësinë alternative dhe gati gjysmëshekullore në atë standarde të kombinuar. Një vend kryesor zë trajtimi i kancerit të lëkurës dhe nishaneve pa rreze dhe pa bisturi, duke përdorur tretësira bimore në formula të përmirësuara kohë pas kohe. Sukseset e saj janë të nivelit më të lartë botëror dhe kjo është e pasqyruar në revista shkencore dhe kongrese ballkanike, europiane dhe botërore. Në këtë trajtim janë përfshirë persona të të gjitha moshave, në gjendje që mund të mos përballojnë ndërhyrjet kirurgjike, dhe persona me përsëritje të kancerit pas trajtimit brenda dhe jashtë vendit tonë me kirurgji dhe radioterapi. Krahas këtyre Klinika Stroka trajton edhe sëmundjet të tjera të brendshme të lëkurës tek të gjitha moshat.

Cila është risia e klinikës Stroka?

Këtë herë klinika jonë prezantohet me një aparaturë inovative për diagnostikimin e nishaneve dhe kancerit të lëkurës. DermoScan X2 është një sistem i cili identifikon nishanet e pigmetuara. E pajisur me inteligjencën artificiale, ajo bën vlerësimin e ndryshimeve në nishanet ekzistuese dhe dokumentimin e progresit që bëjnë këto nishane. Sistemi tregon nëse ka shtim të nishaneve të reja dhe ku janë shtuar ato përmes krahasimit të imazheve të ekzaminimit të fundit me imazhet aktuale.

Cili është përfitimi i pacientit nga kjo pajisje e shpjeguar më thjeshtë?

Përfitimi i parë dhe më i rëndësishëm i këtij ekzaminimi është zbulimi dhe më pas trajtimi i kancerit të lëkurës dhe kryesisht i Melanomës Malinje. Së dyti, përmes këtij monitorimi që iu bëjmë nishaneve, ne analizojmë kohë pas kohe ndryshimet e rëndësishme që ndodhin në nishane, gjë që çon edhe në vlerësimin më të saktë të nishaneve që duhen trajtuar. Pra, nëse në ekzaminimin e parë që i bëhet lëkurës vërejmë nishane me disa elementë të dyshimtë të cilët mund ta kategorizojnë si nishan me risk për malinjizim dhe do të sugjeronim menjëherë heqjen apo trajtimin e këtij nishani, sot përmes kësaj aparature, ne vlerësojmë kohë pas kohe këtë nishan për ndryshimet që do të pësojë. Nëse këto ndryshime do të persistojnë, atëherë nishani do të hiqet apo do të trajtohet menjëherë, në të kundërt, nëse nishani nuk do të ketë ndryshime në kohë, ky nishan mund të qëndrojë i padëmshëm për gjithë jetën, pa lindur nevoja e heqjes apo trajtimit të tij.

A ka efekte anësore ky ekzaminim?

DermoScanX2 është një aparaturë e re gjermane, e cila funksionon me anë të fotografimit digjital përmes filtrave të polarizuar. Pra e thënë më thjeshtë, është një fotografim profesional pa asnjë efekt anësor për pacientin.

 

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pranë ish-ekspozitës, përballë Gjykatës së Shkallës së Parë, kati II Tiranë

Cel: +355 (0) 69 25 06 697    |    +355 (0) 69 24 83 631

E-mail: [email protected]    |    [email protected]

Facebook: klinika stroka

Instagram: klinika.stroka

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.185, Muaji Nëntor 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top