Djegiet nga dielli shtojnë rrezikun e kancerit të lëkurës. Ato nuk ndodhin vetëm gjatë ditëve me rreze të forta të shndritshme, por edhe kur koha është me re. Që trupi të marrë ngjyrë nuk ka asnjë mënyrë të sigurt apo të shëndetshme. Nxirja nuk e mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të diellit. Duhet synuar ekuilibri midis mbrojtjes nga dielli dhe marrjes së mjaftueshm.
Këshill a për sigurinë nga diellit !
– Kaloni kohë në hije kur dielli është më i fortë. Kjo kohë është llogaritur midis orës 10:00 dhe 17:00 nga marsi deri në tetor.
– Mos u mbështesni vetëm tek kremrat kundër diellit për t’u mbrojtur nga dielli.
– Vishni rroba të përshtatshme dhe kaloni kohë në hije kur dielli është më i nxehtë.
– Kur blini krem kundër diellit, etiketa duhet të ketë një faktor mbrojtës nga dielli (SPF) prej të paktën 30 për të mbrojtur kundër UVB, por edhe mbrojtje nga rrezet UVA.
– Sigurohuni që kremi kundër diellit të mos i ketë kaluar data e skadencës.
Shumica e kremrave kundër diellit kanë një jetëgjatësi prej 2 deri në 3 vjet. Si udhëzues, të rriturit duhet të synojnë të aplikojnë rreth: 2 lugë çaji krem kundër diellit për ta aplikuar në kokë, krahë dhe qafë dhe 2 lugë gjelle nëse mbuloni të gjithë trupin ndërsa keni veshur një kostum noti. Nëse kremi kundër diellit aplikohet shumë hollë, sasia e mbrojtjes që jep reduktohet. Nëse do të qëndroni në diell për një kohë të mjaftueshme për të rrezikuar djegien, kremi kundër diellit duhet të aplikohet dy herë: fillimisht 30 minuta para daljes dhe për herën e dytë pak para daljes.
Kremi kundër diellit duhet të aplikohet në të gjithë lëkurën e ekspozuar, duke përfshirë fytyrën, qafën dhe veshët, por edhe kokën nëse keni flokë të holluar ose pa flokë, por kapela me buzë të gjerë siguron mbrojtjen më të mirë.
Kremi kundër diellit duhet të riaplikohet me bollëk dhe shpesh, dhe sipas udhëzimeve të prodhuesit.Kjo përfshin aplikimin e tij menjëherë pasi të keni qenë në ujë, edhe nëse është “rezistent ndaj ujit”, dhe pas tharjes me peshqir, djersitjes ose kur mund të jetë fërkuar lëkura me veshmbathje.
Klinika “STROKA” ka një trashëgimi gati njëshekullore në mjekësinë alternative dhe gati gjysmëshekullore në atë standarde të kombinuar. Një vend kryesor zë trajtimi i kancerit të lëkurës dhe nishaneve pa rreze dhe pa bisturi, duke për – dorur tretësira bimore në formula të përmirësuara kohë pas kohe. Sukseset e saj janë të nivelit më të lartë botëror dhe kjo është e pasqyruar në revista shkencore dhe kongrese ballkanike, europiane dhe botërore. Në këtë trajtim janë përfshirë persona të të gjitha moshave, në gjendje që mund të mos përballojnë ndërhyrjet kirurgjike, dhe persona me përsëritje të kancerit pas trajtimit brenda dhe jashtë vendit tonë me kirurgji dhe radioterapi. Kra – has këtyre Klinika Stroka trajton edhe sëmundjet të tjera të brendshme të lëkurës tek të gjitha moshat.
Adres a: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pranë ish-ekspozitës, përballë Gjykatës së Shkallës së Parë, kati II +355 (0) 69 25 06 697 | +355 (0) 69 24 83 631 [email protected] | [email protected] | klinika stroka | klinika.stroka
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.183, muaji Shtator
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.