FB

July 4, 2023 | 8:40

Klinika Vera-Virhov / Alergjitë ushqimore dhe sindroma orale, pse duhet të shqetësohemi në verë dhe si të mbrohemi?

 

 

Alergjitë na shoqërojnë edhe në muajt më të nxehtë të vitit. Nga ato të lëkurës tek ato të frymëmarrjes, për të kaluar tek ato që shkaktohen përmes ushqimit e deri tek ato që prekin sytë. Gjatë stinës së verës vëmendja duhet të jetë edhe më e lartë për arsye se temperaturat në rritje shtojnë rrezikun dhe përkeqësojnë gjendjen shëndetësore nëse nuk i trajtojmë siç duhet në kohë. Në Kabinetin e Alergologjisë pranë Klinikës Mjekësore Vera-Virhov ekspertja e fushës, Dr. Enkeleda Zekthi na shpjegon llojet e alergjive, problematikat dhe si t’i menaxhojmë ato me ndjekjen e mjekut specialist.

b

Flitet shumë për alergjitë e pranverës, por të paktë janë ata që dinë për alergjitë e verës, të cilat mund t’ju prishin pushimet e merituara, sepse alergjitë nuk shkojnë me pushime. Më të zakonshmet janë alergjitë nga ushqimet në lëkurë, siç janë urtikariet, por të tjera akoma ndikohen nga çfarë metabolizmi ynë dikton si të papranueshme. Janë të shumtë personat që mendojnë se kanë Alergji Ushqimore të Çeliakisë rreth 20%, por në të vërtetë janë vetëm 2.5 %. Mbi të gjitha, alergjitë nuk njohin moshë.

ez

6 SITUATAT SHËNDETËSORE QË SHPESH IMITOJNË NJË ALERGJI USHQIMORE

Intoleranca nga laktoza

Është pamjaftueshmëria e një enzime e cila bën të mundur që të jemi intolerant nga qumështi lopës, deles, dhisë, etj,. Këta pacientë pasi përdorin qumësht ose produktet e tij ankohen për parehati gastrointestinale, diarre etj.  Suplementet e enzimës së laktazës mund ta përmirësojnë gjendjen klinike.

Sëmundja e Çeliakisë

Një çrregullim autoimun i cili nuk mund të tresë glutenin,  proteinë kjo e fundit që gjendet në miellin e bardhë, grurë, thekër,  tërshërë. Shoqërohet me kapsllëk, diarre, krampe abdominale dhe Dermatitin Herpetiforn me (me skuqje kutane dhe shumë prurit). Një dietë e rreptë me pa gluten është e vetmja terapi.

Sindroma e Zorrës së Irrituar

Shoqërohet me dhimbje abdominale kronike, e cila mund të përkeqësohet nga disa ushqime të caktuara. Kapsllëk, diarre, dhimbje abdominale. Trajtimi bëhet me ilaçe, ndryshim të dietës, psikoterapi dhe menaxhim të stresit.

Sëmundja Krohn

Është sëmundje inflamatore e zorrës. Dhimbje abdominale, diarre, të vjella, mund të shoqërohet dhe me temperaturë, irritim të syve dhe të lëkurës, hemorragji rektale. Këshillohet ndryshim dietik, terapi me ilaçe dhe kirurgji në disa raste.

Intoleranca nga Histamina

Histamina përveçse gjendet në trupin tonë, mund ta gjejmë me shumicë dhe në disa ushqime si vera, sallameri, djathërat e stazhonuar, çokollata, domatja. Shkakton migrenë, çrregullime gastro-intestinale, rash, urtikarie, rinit, konjuktivit. Mënyra më e mirë e trajtimit është ndjekja me preparate me antihistaminikë dhe një dietë e rreptë pa histaminë.

Helmimi nga peshku apo nga midhjet

Ka raste që toksinat që lëshohen nga këto ushqime ngjajnë shumë me reaksione të alergjisë ushqimore,  sidomos tek midhjet dhe peshku. Shenjat janë shqetësime gastro-intestinale, urtikarie, skuqje, dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje dhe simptoma neurologjike si konfuzion dhe amnezi afatshkurtër. Këshillohet terapi intravenoze për të kuruar dehidratimin, si dhe ilaçe antihistaminikë dhe kundra të përzierave.

so

Sindromi i Alergjisë Orale, çfarë është?

Sindromi i Alergjisë Orale, njihet ndryshe si Sindroma e Alergjisë polen-ushqim, e cila shkaktohet nga një ndërveprim midis proteinave alergjenike, të cilat gjenden në polene si dhe në fruta, perime dhe frutat e thata. Sistemi imunitar i njeh këto proteina si alergjenizuese dhe kështu aktivizohet duke dhënë simptoma të ngjashme me ato të sezonit polenik. Këshillohet që këto ushqime të konsumohen pa lëkurë (pasi aty gjendet sasia më e madhe e proteinave alergjenizuese) ose të përpunuara në nxehtësi (denatyrohen nga i nxehti).

Kush e shkakton më shpesh këtë sindromë?

Jo të gjithë polenet japin alergji të kryqëzuar. Më të shpeshta janë: polenet e barërave të kultivuar, të cilat ndërveprojnë me pjeshkë, portokall, domate, pjepër dhe selino; Poleni i Mështeknës (Betules) ndërvepron me pjeshkë, dardhë, kumbull, kivi, qershi, mollë, lajthi, bajame, karotë, selino; Barërat e këqija: me pjepër, kastravec, kungull, banane dhe farat e lules së diellit.

Cilat janë simptomat më të shpeshta?

Simptomat që vijnë menjëherë pasi konsumojmë një nga këto ushqimet mund të jenë: Kruarje e gojës; Ngjirje e zërit; Edemë e lehtë të buzës, gjuhës, gojës dhe laringut; Tek disa persona mund të gjejmë dhe kruarje të veshëve, simptoma këto më të shpeshta  kur konsumohen ushqime të freskëta, me lëkurë. Mund të zgjasin nga disa minuta, deri në disa orë.

Si duhet ta trajtojmë këtë formë alergjie?

Evitoni përdorimin e këtyre ushqimeve, mos hani fruta me lëkurë, mbani me vete një ilaç antihistaminik, i cili do t’ju lehtësojë ndjesinë e kruarjes. Këto simptoma mund të shfaqen tek fëmijët rreth moshës 3-4 vjeç, por dhe në moshë më të rritur. Takoni mjekun tuaj Alergolog, ai do të mund t’ju bëjë një analizë dhe vlerësim të detajuar të rastit.

 

Adresa: KLINIKA VERA-VIRHOV RRUGA “ISLAM ALLA”, TIRANË

TEL. 068 6064 320 – 04-222 6441

 

15

Publikuar në revistën nr. 193, Korrik 2023

https://www.facebook.com/klinika.veravirhov.3

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top