Në gjuhën popullore e njohim si “Sëmundja e Tokës”, ndërsa shkenca e emërton si Epilepsi, përkufizim që rrjedh nga latinishtja, e cila do të thotë – shpërthim, sulm.
Neurologe, Dr. Meri Papajani
Personat që vuajnë, mund të pësojnë një dridhje apo shkundje gati të pashtershme fizike për disa sekonda deri në pak minuta, të tjerë thjesht duken sikur po shikojnë në hapësirë për disa sekonda ose kanë kontraktime të përsëritura në krahët dhe këmbët e tyre, me ose pa humbje të vetëdijes. Epilepsia nuk zgjedh moshë apo gjini. Ajo mund të prekë këdo. Që në lashtësi, si në shumë vende të Evropës dhe tek ne informacioni i pakët mjekësor bënte që personat që vuanin nga kjo sëmundje të shiheshin ndryshe nga të tjerë, për shkak se ishte për gjithë jetën dhe nuk kishte shërim. Madje dhe trashëgohej e ndikonte në jetëgjatësi. Epilepsia është një nga sëmundjet neurologjike kronike, e cila mund të trajtohet e në një pjesë të konsiderueshme të rasteve mund të arrihet edhe shërimi nëse diagnostikohet në kohë e merret trajtimi i duhur në një ndjekje të rregullt me mjekët specialistë.
Kjo është e sigurt! Dhe, nëse tregohemi të vëmendshëm që në shenjat e para, duke mos i neglizhuar ato dhe duke iu drejtuar mjekut specialist neurolog, betejën e kemi të fituar. Shkenca ia ka dalë që me zhvillimin e saj të na tregojë se zgjidhja vjen përmes kontrolleve me aparaturat e fundit, ndjekjes së rregullt, trajtimit kurativ me barna dhe terapi të avancuara deri në ato kirurgjikale, të mund të shmangë dhe ndalojë trurin të prodhojnë gjendjet e mundimshme për personin që vuan. Në Klinikën Multifunksionale Mjekësore Vera-Virhov vëmendja ndaj Epilepsisë është një shtyllë e rëndësishme e evidentimit, parandalimit dhe kurimit të pacientëve që vuajnë prej saj. Monitorimi i vazhdueshëm përmes mjekes neurologe, Dr. Meri Papajani, bën që pacienti të ndjehet i lehtësuar dhe të mos provojë më dinamikën e dridhjeve apo të pasojave të tjera që shkakton kjo sëmundje neurologjike. Doktoresha ka një shpjegim më të thelluar mbi këtë proces, duke theksuar se epilepsia, veçanërisht tek fëmijët, është e shërueshme.
Epilepsia mund të prekë këdo.
Së paku 5% e njerëzve gjatë jetës së tyre vuajnë nga një krizë epileptike. Afro 1% e popullsisë sëmuret nga epilepsia gjatë jetës së tyre. Kjo sëmundje shfaqet më shpesh tek fëmijët, gjatë viteve të para të jetës, si dhe tek personat mbi 60 vjeç. Epilepsia nuk është sëmundje e trashëgueshme dhe as ngjitëse, por ekziston një predispozitë gjenetike tek rreth 10% e personave të prekur prej saj. Gjithsesi, ajo që nuk duhet t’ju trembë, është se jo çdo dridhje muskulore e pakontrolluar është një krizë epileptike. Pothuajse 10% e të gjithë njerëzve mund të kenë një krizë unike në një moment të jetës së tyre. Megjithatë, një krizë e vetme nuk do të thotë që keni epilepsi. Duhen të paktën dy kriza të paprovokuara për të vendosur një diagnozë. Simptomat e epilepsisë mund të ndryshojnë shumë nga personi në person.
Epilepsia dhe krizat vijnë si pasojë e sinjaleve jonormale nga qelizat nervore në një zonë të trurit ose në të gjithë sipërfaqen e tij. Epilepsitë Idiopatike – takohen në 40% të rasteve të epilepsisë në mbarë botën e janë pa një shkak të mirëfilltë, janë kryesisht beninje, nuk shoqërohen me çrregullime mendore, nuk trashëgohen e priren të vetëfrenohen ose të përgjigjen mirë ndaj mjekimit me antiepileptikë. Epilepsitë simtomatike vijnë si pasojë e një shkaku specifik, të tillë si: gjenetik, traumat e kokës, infeksionet e trurit, tumoret e trurit, sëmundjet e sistemit endokrin, helmimi nga alkooli, drogat, lëndët kimike dhe medikamentet, çrregullimet e qarkullimit të gjakut në tru etj..
Ndër faktorët që mund të shpërthejnë një krizë epileptike përmendim: Reaksionet e shkëputjes nga alkooli, drogat ose medikamentet; Stresin; Frymëmarrja e tepruar (hiperventilimi); Ekspozimi ndaj dritave të forta; Ulja e nivelit të sheqerit në gjak; Temperatura e lartë tek fëmijët nga 6 muaj-4 vjeç (konvulsionet nga temperatura e lartë), etj,.
Përcaktimi i diagnozës
Diagnoza e epilepsisë përcaktohet nga mjeku specialist neurolog, duke u bazuar në: Historinë e sëmundjes; Simptomat; Kryerjen e elektroencefalogramës (EEG-regjistrimit të aktivitetit elektrik të trurit mundësisht brenda 24 orë nga fillimi i krizës); Përdorimin e metodave që provokojnë një krizë epileptike, si pagjumësia, stimulimi pamor nëpërmjet dritës, etj.; Skanerin e kokës; Rezonancën magnetike të kokës; Angiografinë (ekzaminim i enëve të gjakut të trurit me lëndë kontrasti); Analizat e gjakut, me qëllim që të përjashtohen gjendje të tjera mjekësore, si ulja e sheqerit në gjak, ulja e funksionit të gjëndrës tiroide ose sëmundje të tjera endokrine (hormonale). Në Klinikën Vera-Virhov realizohet një protokoll i thelluar për përcaktimin e prognozës epileptike, veçanërisht tek fëmijët e vegjël apo dhe ata me manifestime të tjera klinike të tilla si: vonesa e zhvillimit, simptoma psikiatrike, autizëm etj., përmes analizave gjenetike.
Epilepsia tek fëmijët
Fatkeqësisht, fëmijët kanë një shkallë të lartë të epilepsisë që nuk lidhet me faktorë të jashtëm, por me çrregullime dhe ndjeshmëri të tjera të sistemit nervor qendror. Prognoza e epilepsisë tek fëmijët është shumë e mirë dhe shumica përfundimisht duke shpëtuar nga krizat epileptike. Në përqindje të vogël tek ata që vazhdojnë të kenë kriza epileptike, trajtimi antiepileptik dhe dieta ketogjenike (dietë e pasur me yndyrë dhe me pak karbohidrate) janë të dobishme. Në disa raste, rekomandohet kirurgji. Pranë Klinikës Vera-VIRHOV do të gjeni – ELEKROENCEFALOGRAMËN (Ezhe), që realizohet dhe interpretohet nga Dr. Meri Papajani për të gjitha moshat si për fëmijë dhe për të rritur, Analizat Gjenetike për Epilepsinë, Analizat e Përgjithshme të Gjakut, etj. Mos hezitoni të kontrolloheni nga frika! Kapja në kohë bën të mundur diagnostikimin e saktë dhe rekomandimin e trajtimit të duhur për të siguruar një jetë më të shëndetshme deri në kurim të të afërmit tuaj!
KONTAKT (04) 222 6 441 +355 68 60 64 320 [email protected]
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.187, muaji Janar
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.